Panorama (Albania)

Duterte: Qëllojini femrat rebele në gjenitale

-

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë dënuar deklaratën abuzuese të Presidenti­t të Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili tha se femrat rebele komuniste, të cilat po protestojn­ë kundër politikave të tij, duhet të qëllohen në gjenitale. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, deklarata e Presidenti­t të Filipineve nxit dhunë seksuale ndaj femrave dhe krime lufte. Grupi i krahut të majtë, Karapatan, tha se Presidenti Duterte e ka identifiku­ar veten si një fashist, i cili nxit shkeljen më të keqe të ligjit humanitar ndërkombët­ar. Në një fjalim para rebelëve të dorëzuar komunistë, Duterte tha se administra­te e tij mund t’i ndihmojë t’i kthehen jetës normale, por ngriti pyetjen pse gratë i bashkohen rebelimit dhe braktisin familjet e tyre. “U thoni ushtarëve. Ka një urdhër të ri. Ne nuk do t’ju vrasim. Ne do t’ju qëllojmë në vagina… dhe pa vagina, ju bëheni të pavlera”, tha ai duke iu drejtuar femrave rebele.

 ??  ?? Rodrigo Duterte
Rodrigo Duterte

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania