Panorama (Albania)

Ministria e Kulturës pret Skenën e Pavarur Kulturore

-

Ministria e Kulturës ka nisur dialogun me grupet e interesit për Ligjin Për Artin dhe Kulturën. Dy ditë më parë në ambientet e MInistrisë së Kulturës, ministrja Kumbaro priti një përfaqësi nga Skena e Pavarur Kulturore ( SPK), përfaqësua­r nga Andi Tepelena, Agron Domi, Ilda Mara, Iris Canaj, Esmeralda Stafa, Gjergj Prevazi. Takimi u fokusua tek amendimet e ndërmarra nga Ministria për Ligjin për Artin dhe Kulturën në Shqipëri dhe gjendjen në të cilën ndodhet arti dhe kultura sot. Sipas një njoftimi të SPK, kjo e fundit "propozoi që të ndërmerret hartimi i një pakete ligjore me qëllim një Reformë të plotë të Artit dhe të Kulturës i bazuar mbi Strategjin­ë Kombëtare të Kulturës. Përfshirja e ekspertëve të huaj dhe vendas në draftimin e ligjeve do të ndihmojë me shumë duke e bëre ligjin më të qendrueshë­m dhe më afër standardev­e evropiane".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania