Panorama (Albania)

“Na duhet një ndërtesë e re, që të rrojë 500 vjet”

Ndriçim Xhepa: QKK nën Ministrinë e Kulturës, e paarsyeshm­e. Nuk rrit cilësinë e pr odhimit

-

Nuk do të thotë se unë jam i mrekulluar nga kënaqësia që na kanë dhënë të gjitha prodhimet tona kinematogr­afike, por në të njëjtën kohë, mendoj që edhe po të futet nën sqetullën e Ministrisë së Kulturës, do të rriste sistemin gjykues apo cilësor të veprave të së ardhmes

trinë, për të dalë në një vendim përfundimt­ar.

Por, duke pasur parasysh kondicione­t në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet, që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencë­s së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucio­ni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypje­n se nuk jemi aq të respektues­hëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratav­e të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucio­n dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucio­nin ku punoj prej 37 vitesh.

Një tjetër problem që ka shqetësuar artistët, është projektlig­ji Për Artin dhe Kulturën, jeni konsultuar me të, shihni se ka probleme?

Sa i përket projektlig­jit, ve re se ka disa probleme. Prej kohësh nuk kam qenë dakord që bordi i teatrit të formohet nga përfaqësue­s të Ministrisë së Financave apo shoqërisë civile. Bordi artistik prej 7 vitesh, mund ta ketë një përfaqësue­s nga Ministria e Kulturës, mund ta ketë, pse jo edhe ndonjë gazetar të aftë kulture, që ka stazh dhe pjekuri në profesion, pse jo të jetë një dramaturg me pjekuri vitesh, një regjisor me përvojë dhe pse jo 3- 4 figura aktrimi, të cilët kanë dhënë dhjetëvjeç­are krijimtari­e dhe përvoje në këtë skenë. Kjo gjë ndodhte edhe në kohën e komunizmit. Në bordin e TK ishte Sulejman Pitarka, Violeta Manushi, Prokop Mima, figura për të cilët nuk mund të thoshe se kishte përplasje interesi sepse duke qenë me përvojë dhe të ngopur nga krijimtari­a, edhe në teatër dhe në film, nuk mendonin për interesa personale. Të tillë personalit­ete kemi edhe sot e gjithë ditën, ndonëse jo shumë, në Tiranë, të cilët nuk ka se si të kenë interesa të vogla dhe të mos gjykojë për vlerën e veprave skenike apo figurat e aktorëve që do të angazhohen në shfaqjet pasardhëse. Tek ata kam bindjen që kultivohet sensi i dinjitetit, që duhet të ketë teatri, premierë pas premiere, që nga pranimi i veprave, regjisorët, diskutimin për përzgjedhj­en e roleve, gjithnjë e më tepër në të mirë të premierave të teatrit. Futja e aksesorëve të tjerë gjithnjë më ka çuditur.

Por më duket pozitive që brenda pikave të këtij projektlig­ji, shoh një qëndrim tjetër për emërimin e titullarëv­e të institucio­neve kulturore, që tashmë do të emërohen nga ministri i Kulturës. Më duket shumë e arsyeshme, gjithmonë nëse në pozicionin e Ministrisë së Kulturës do të emërojnë njerëz që e njohin dhe duan kulturën. Kryeminist­ri në këtë vendin tonë ka aq shumë probleme, saqë më duket tërësisht e paarsyeshm­e që ta ngarkojmë dhe me emërimin e drejtorit të Teatrit, Operës, Galerisë, Bibliotekë­s, Muzeut, etj.

Diku më thanë për një nen, që një aktor të marrë pjesë në një projekt jashtë teatrit, duhet të marrë leje te titullari i ministrisë. Më duket e paarsyeshm­e, pasi veprimet e tij mund të rregullohe­n me titullarin e institucio­nit, pa cenuar programin e këtij të fundit. Siç ka ndodhur deri më sot, për angazhime në projekte filmike apo pjesë teatrore jashtë institucio­nit. Tek e fundit, të gjitha këto kontribuoj­në në jetën kulturore të vendit. Nuk kemi të bëjmë me biznes proshute apo mobiliesh. Për mua është e tepërt.

Ju ishit i pranishëm në takimin e kineastëve, cilat ishin shqetësime­t e tyre?

Mora pjesë në mbledhjen e shoqatave të kinemasë, ku dolën dy probleme, por ai që është më kryesori, është ai që QKK të hyjë nën sqetullën e Ministrisë së Kulturës. Për mua nuk është e arsyeshme sepse Qendra e Filmit, tani e 20 vjet, funksionon. Në vitet ' 96-' 97, bashkë me Ferin dhe Shimën, me një punë paraprake të një komisioni prej tre vetash, i formatuar nga ministri i Kulturës, Anagnosti (' 92-' 94), u konsultuam me legjislatu­rat e disa vendeve, hartuam projektlig­jin tonë, e çuam në Parlament, u aprovua dhe prej 20 vjetësh funksionon një institucio­n me një kryetar, një administra­të të vogël dhe me borde nga shoqatat e kineastëve. Kjo nuk do të thotë se unë jam i mrekulluar nga kënaqësia që na kanë dhënë të gjitha prodhimet tona kinematogr­afike, por në të njëjtën kohë, mendoj që edhe po të futet nën sqetullën e Ministrisë së Kulturës, do të rriste sistemin gjykues apo cilësor të veprave të së ardhmes. Ministria duhet të lejojë jetën në këtë organizëm siç është, por për përmirësim­in e cilësisë, duhet të mendojë, siç nuk është menduar prej 27 vjetësh fatkeqësis­ht, për specializi­me konkrete regjisorës­h të rinj, skenaristë­sh, që janë brumi kryesor ku mbështet filmi e ku përfshihen aksesorët e tjerë. Deri më sot nuk është bërë asgjë për shkollimin dhe specializi­m në regjisurë dhe skenarë. Kjo është një çështje esenciale, që cilësia e filmave të mëpastajmë të ngrihen në një nivel tjetër dhe pse jo të marrim pjesë në festivale europiane, siç duam të jemi. Unë kam besim që në një rishikim dashamirës të Ministrisë së Kulturës, QKK do të vazhdojë të ekzistojë si ka qenë, në pavarësinë e saj vepruese. Sa për financimin e ndonjë institucio­ni arsimor apo publik, kjo mund të merret përsipër nga Ministria e Arsimit, meqë kemi të bëjmë me shkollimin e gjeneratav­e të reja.

 ??  ?? Ndriçim Xhepa në filmin “I dashur armik”
Ndriçim Xhepa në filmin “I dashur armik”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania