Presidenti i FIFA- s letër Dukës: Urim për ju dhe Komitetin
Armand Duka deklaroi se në përfundim të zgjedhjeve ka biseduar në telefon me presidentin e UEFA- s si dhe me atë të FIFA- s. Pas kreut të UEFA- s, z. Aleksandër Ceferin, dje është publikuar nga FSHF- ja edhe urimi i Presidentit të FIFA- s, Xhani Infantino, i cili përcjell në emër të tij dhe të institucionit të futbollit botëror, urimet për rizgjedhjen e Dukës në krye të FSHF- së, për katër vitet e ardhshme. Në letrën e tij, Presidenti i FIFA- s Infantino shkruan: “I dashur Armand! Kam kënaqësinë që t’ju përgëzoj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, për një mandat të pestë drejtues, për periudhën 2018- 2022. Gjithashtu, ju lutem përcilljani urimet e mia edhe të gjithë kolegëve tuaj, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF- së, të zgjedhur së bashku me ju. Ju uroj juve dhe skuadrës tuaj sa më shumë fat, forcë dhe çdo sukses për të gjitha sfidat që keni përpara! Mbetem në pritje t’ju shoh sërish dhe t’ju uroj personalisht. Përqafime! I Juaji, Xhani Infantino”, shkruhet në letrën e kreut të FIFA- s.