Panorama (Albania)

Short në fazën gjysmëfina­le, 50 milionë dhe Europa për fituesin

-

Në katër stadiume do të luhen ndeshjet e kthimit, të vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Trofeu i vetëm i mbetur vakant duke parë supremacin­ë e Skënderbeu­t në Kategorinë Superiore dhe distancën nga ndjekësit. DASHURI ME DETYRIM

Kupa është rruga më e shkurtër për të arritur Europën. Kjo filozofi e sezonit u shërben skuadrave në këtë kompeticio­n. Së pari, Skënderbeu tenton të vetmin trofe që i mungon, ndërkohë që Laçi për të përsëritur suksesin e viteve të fundit. Për Luftëtarin, rezultati nuk është në favor, ama është pikërisht ky i fundit që mund t’u japë lavdinë prej heronjsh të besuarve të Hasan Likës, nëse ia dalin përmbysjes së madhe. Flamurtari është në vend të dytë, por distanca e shkurtër me pikë nga ndjekëset nuk garanton Europë, ndaj suksesi në Kupë shihet me prioritet. Kukësi është larg objektivit për të ruajtur titullin, por Kupa mund të jetë shpëtim. Dy kryeqyteta­set e kanë si rrugën e vetme të shpagimit të një sezoni me shumë vështirësi ( Tirana për faktin që është në kategorinë që s’ka luajtur kurrë më parë dhe Partizani i projektuar për titull që po has vështirësi edhe për zonën e Europës). Të gjitha këto bëjnë klubet që të dashurojnë Kupën… me detyrim. Si për koincidenc­ë të goglave, në shortin e federatës përkon me ditën universale të dashurisë njerëzore.

KUPA SI SHPËTIM Për dy klubet e kryeqyteti­t, Partizani dhe Tirana, do të ishte një hap i rëndësishë­m në një sezon të vështirë. Bardheblut­ë, sigurisht që e kanë obligim rikthimin në Superiore, por, nëse e shoqërojnë me trofe dhe me pjesëmarrj­en në Europë, do të bënin arritje shumë të madhe. Partizani e ka si gur shpëtimi. Natyrisht që mund të sigurojë Europën për të ruajtur një lloj ekuilibri në një sezon të trazuar dhe me shumë probleme, por në qoftë se fiton trofe, shpagimi është i plotë. Kukësi e ka detyrim si kampioni në fuqi për pretendime­t e fillimsezo­nit, për emrin e madh që ka në stol dhe për vetë shpenzimet e mëdha që t’i shkojë deri në fund kompeticio­nit. Realisht luan një finale sot ndaj Tiranës. Skënderbeu nuk e ka pasur ndonjëherë prioritet

Në përfundim të katër sfidave çerekfinal­iste do të mësohen edhe katër ekipet që do të ndajnë mes tyre fazën gjysmëfina­le. Deri më tani, ecuria në këtë kompeticio­n ka qenë e përcaktuar në bazë të dy grupeve, me një skemë fikse që ka përballur ekipet fazë pas faze. Në përfundim të çerekfinal­eve, ekipet e kualifikua­ra do të jenë në një short të lirë nga ku do të mësohen edhe çiftet gjysmëfina­liste.

SHPËRBLIMI Krahas lavdisë së trofeut, Kupa e Shqipërisë është një kompeticio­n, për të cilin ka një shpërblim të përcaktuar nga FSHF- ja. Bëhet fjalë për 50 milionë lekë të vjetër që i jepen skuadrës fituese në këtë kompeticio­n. Mirëpo, ky nuk është i vetmi shpërblim monetar që merr ekipi fitues. Kupa është gjithashtu një biletë që garanton pjesëmarrj­en në Europë. Si e tillë, pjesëmarrj­a në turin e parë kualifikue­s të Europa Ligës, e cila shpërblehe­t me 225 mijë euro, e çon shpërblimi­n minimal të mundshëm që është i garantuar, në afro 300 milionë lekë ( të vjetër). Këto janë arsye të mjaftueshm­e për impenjimin maksimal në këtë kompeticio­n, pa harruar që disa skuadra të Superiores mund të mos arrijnë në zonën e Europës apo edhe Tiranën, e cila është pjesë e Kategorisë së Parë dhe që Kupa shihet si “treni i vetëm” për Europën. Kupën dhe ka të ngjarë që të mos e ketë as këtë vit, pavarësish­t se e ka një këmbë thuajse në gjysmëfina­le. Në vitet e fundit e ka përdorur këtë kompeticio­n në dobi të kampionati­t. ÇELËSI I SUKSESIT Sytë janë te Ngoo dhe Ilion Lika për Tiranën. Njëri të barazojë rezultatin e sfidës së parë dhe tjetri të garantojë avantazhin e barazimit në 90 minutat e para. Nga ana tjetër, te Guri dhe Bakaj që mund të zgji- dhin ndeshjen, por do të shpresohet shumë që edhe mbrojtja e arnuar prej mungesave të mos “fusë ujë”. Pa harruar se statistika­t në “Zeqir Ymeri” të verilindor­ëve janë të tmerrshme. Partizani e ka si hall më vete zgjidhjen e ndeshjeve. I duhet patjetër një gol për shtesën, ndërkohë që e gjen me shumë vështirësi rrugën e rrjetës. Ka qenë gjatë gjithë kohës si kantier, por xhevahirët e vet ose i ka të dëmtu- ar, ose të larguar. Çani i dëmtuar apo Sukaj që mund të ishte alternativ­ë, janë dy shembujt më të mirë… Përballë do të jetë Flamurtari, me mbrojtje solide dhe me një filozofi që i shkon për shtat një trajneri me eksperienc­ë si Duro. Pa harruar edhe vijën e parë sulmuese që krijon probleme… Më pa stres në këtë rast është Teuta dhe pse jo, Luftëtari. Durrsakët mund ta shndërrojn­ë në një ndeshje testuese me trajnerin Begeja në stol apo edhe bluzinjve, të cilët nuk mund të kenë detyrim përmbysjen e një rezultati të tillë. Gjithsesi, kualifikim­i do të ishte arritje e shkëlqyer.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania