Panorama (Albania)

Shqipëria në turneun italian, Erjon Bogdani shpall listën

-

Skuadra kombëtare e futbollit U- 19 nën drejtimin e trajnerit Erjon Bogdani do të marrë pjesë nga data 18- 23 shkurt në turneun “Roma Caput Mundi”, turne të cilin e fitoi edicionin e kaluar. Turneu do të luhet në Itali dhe ku do të marrin pjesë skuadrat e Greqisë, Maltës dhe rajonit të Lacios. Federata Shqiptare e Futbollit ka shpallur edhe listën e futbollist­ëve që do të ketë në dispozicio­n trajneri Bogdani si dhe programin e ndeshjeve. “Sikundër edhe edicionin e kaluar, edhe këtë vit jemi pjesëmarrë­s në një turne të tillë që na shërben jo pak për konsolidim­in e grupit, gjendjen fizike e sportive të lojtarëve. Njëherësh, të tilla evente shërbejnë shumë edhe për evidentimi­n e lojtarëve të rinj, vlerësimin dhe ecurinë e tyre. Në këtë turne kam përfshirë edhe 12 futbollist­ë nga kampionati shqiptar për këtë moshë dhe së bashku me stafin do të vlerësojmë ecurinë e tyre. Do të provojmë sërish të shkojmë deri në fund të turneut, pse jo për të sjellë një tjetër trofe”, është shprehur Bogdani në faqen zyrtare të FSHF- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania