Panorama (Albania)

E gjithë Gjermania me sytë nga Bajerni

-

Bajerni i Mynihut është pa dyshim padroni i kampionati­t gjerman në këtë fillimviti. Bavarezët, që nuk e nisën në mënyrën më të mirë sezonin nën drejtimin e Karlo Ançelotit, u “zgjuan” nën drejtimin e Jup Hejnkesit. Gjermani arriti të gjente ilaçin e duhur, pasi njeh mirë ambientin në Mynih. Momentalis­ht, ata janë i vetmi ekip në Champions nga Bundesliga. Dortmundi dhe Lajpcigu u eliminuan nga grupet dhe tani luajnë në Europa Ligë kundër 2 ekipeve italiane. Gjermania rrezikon të luajë mbas dy sezonesh me 3 ekipe në Champions, për shkak së ekipet e tjera që kualifikoh­en, nuk arrijnë të kalojnë fazën e grupeve. Momentalis­ht, gjermanët përfaqësoh­en me 4 ekipet e para.

Hejnkes - Trajneri aktual i bavarezëve, pak ditë më parë, foli për këtë çështje duke thënë: “Nuk dua të gjykoj ekipet e tjera, por duhet të mundohen më shumë. Ekipi që unë drejtoj po bën mirë në kampionat dhe kështu dua të bëjmë edhe në Europë. Ekipi ka uri dhe kjo do të na shërbejë për të arritur te suksesi që dëshirojmë. Skuadra është rritur shumë në krahasim me fillimin e kampionati­t. Bajerni gjithmonë ka qenë ekipi që përfaqëson­te më mirë në rang klubesh Gjermaninë. Në 2013, ata fituan në ‘ Çembley’ kundër rivalëve të Dortmundit me rezultatin 2- 1. Një vit më pas, Gjermania u shpall kampione bote në ‘ Brazil 2014’. Bavarezët kishin në kombëtaren gjermane plot 14 lojtarë. Tregues i qartë ky se sa jetik është Bajerni për kampionati­n dhe përfaqësue­sen”.

Lëv – Trajneri i kombëtares pati thënë pak kohë më parë se: “Ekipet e tjera që luajnë në Champions duhet të japin më shumë. Ato nuk duhet të eliminohen që në fazën e grupeve. Kjo po bëhet rrugë dhe nuk është aspak një imazh i mirë për ne”.

Rumenige – Shefi i bordit është i kënaqur që kanë zgjedhur Hejnkesin kur u largua Ançeloti në fillim të sezonit për rezultatet e dobëta. Ai shpreson që trajneri do të përsërisë tripletën me ta. “Jupi është trajneri ideal për ne. Të mos harrojmë që ka qenë tri herë finalist Champions- i, do doja të na çonte përsëri në finalen e Kievit më 29 maj”. Bosi i klubit bavarez shpreson në një paraqitje të mirë të skuadrës së tij javën e ardhshme përballë turqve të Beshiktash­it. Një sukses që do të thoshte shumë për klubin gjerman, pasi do ta mbante atë në garë për të fituar trofeun e munguar që nga 2013.

Jup Hejnkes foli shkurt për një gazetë lokale për ndeshjen e Ligës së Kampioneve, e cila do të luhet javën e ardhshme. “Champions- i është një kompeticio­n shumë i rëndësishë­m, lojtarët janë shumë të motivuar në stërvitje duke pritur me padurim ndeshjen. Kam një grup të bashkuar, kjo më pëlqen më shumë se të kem një lojtar të vetëm që kushton 222 milionë euro. Ekipi vjen gjithmonë para individit”, tha ai duke komentuar sfidën e radhës së Bajernit të tij me Beshiktash­in. Por një deklaratë të tillë, trajneri i Bajernit e kishte për Nejmarin. Ai u transferua nga Barcelona për shifrën e 222 milionë eurove.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania