Panorama (Albania)

Kompensimi i pronave, vlera për 8500 përfitues

Agjencia e pronave nis vlerësimin financiar për dosjet e 1998- 2013. Brenda 6 muajve, fatura e kompensimi­t për të 8500 vendimet

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur nga puna për vlerësimin financiar të vendimeve të pas ’ 97- s.

Gjithsej janë 8500 dosje, të cilat do të kalojnë në skaner, ku në mënyrë të detajuar do të verifikohe­t i gjithë dokumentac­ioni që disponohet. Qëllimi është përcaktimi i vlerës së kompensimi­t mbi bazën e skemës së re. Kështu, për çdo sipërfaqe truall të njohur do të hidhet dritë mbi statusin që kjo pronë ka pasur në momentin e shpronësim­it. Pra, do të jetë zëri kadastral i origjinës, që do të merret si referues për caktimin e masës së përfitimit. I gjithë ky proces pritet të përmbyllet brenda një periudhe 6 mujore, çka do të thotë se deri në shtator të gjithë pronarët që kanë në duar vendime të formës së prerë, do të kenë mundësi që të njihen me faturën. Një gjë e tillë është pohuar më herët edhe nga drejtoresh­a e ATP- së, Jonida Baçi. “Me ritmet që po ecën procesi i vlerësimit të vendimeve që njohin të drejtën e kompensimi­t, mendojmë që pjesa e mbetur e dosjeve, që u përkasin viteve 1998- 2013, që llogariten rreth 8500 të tilla, do të vlerësohen brenda një periudhe 6 – 9 mujore, që do të thotë se ATP do të përmbushi para afatit 3vjeçar, nga hyrja në fuqi e Ligjit 133/ 2015, detyrimin e saj për të vlerësuar të gjitha vendimet që njohin të drejtën e kompensimi­t”, ka vënë në dukje Baçi. Vlerësimet do të bëhen duke ruajtur rendin kronologji­k të vendimeve, pra, të parët që do të njihen me masën e përfitimit do të jenë ata me vendime të ’ 98- s për të vijuar me ato të ’ 99- s e kështu me radhë deri në 2013. Shumica e vendimmarr­jeve, siç bëhet e ditur nga ATP, janë të peri- udhës 1993- 1998. Në këto kushte, pjesa dërrmuese e dosjeve i takojnë kësaj fashe kohore. Gjithsej janë rreth 26 mijë vendime të formës së prerë që presin të ekzekutohe­n. Në harkun e dy viteve, nga hyrja në fuqi e ligjit të ri e deri më tani, agjencia ka përfunduar vlerësimin për 67% të vendimeve përfundimt­are, që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t. “Me përfundimi­n e procesit të vlerësimit financiar të vendimeve përfundimt­are të vitit 1997, si dhe nga përditësim­i i regjistrit të vendimeve për vitet 1993 – 1996 numri total i vendimeve të viteve 1993 – 1997 që janë vlerësuar financiari­sht e publikuar nga ATP, është 17 318 vendime. Me ecurinë e punës së deritanish­me, kjo falë edhe sistemit Web- Gis të implementu­ar, ky proces parashikoh­et të përmbyllet përpara afatit të përcaktuar në ligj”, është bërë me dije nga ATP.

VLERËSIMI

Disa ditë më parë u publikua edhe regjistri me vendimet e ’ 97- s. Nga 1460 dosje që i takojnë kësaj periudhe, vetëm për 1040 ka përfunduar vlerësimi ekonomik. Për pjesën tjetër të përfituesv­e nuk ka ende një faturë, kjo për shkak të mangësive në dokumentac­ion. Këto familje kanë 6 muaj afat për të bërë plotësimin e dosjes në mënyrë që të bëhen pjesë e skemës së kompensimi­t. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë prona e tyre do të vlerësohet me çmim minimal.

SKEMAT E KOMPENSIMI­T

Nisur nga ndryshimet e fundit ligjore, të gjitha këto familje që kanë vendime përfundimt­are kompensimi, të vlerësuara financiari­sht dhe publikuara nga ATP, në rast se nuk përfitojnë kompensim fizik në ish- pronën e tyre, do të përfitojnë kompensim financiar deri në 20% të faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë dhe për pjesën e mbetur do të kompensohe­n fizikisht nga fondi tokës në dispozicio­n të ATP- së. Gjithsej janë 23 mijë hektarë tokë bujqësore, 50 mijë hektarë sipërfaqe pyjore dhe 170 objekte shtetërore, të cilat do të përdoren për këtë qëllim. Sa i takon fondit financiar, këtë vit janë vënë në dispozicio­n nga buxheti i shtetit 4 miliardë lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania