Panorama (Albania)

ARTAN FUGA

-

Kur do të heqë dorë opozita nga të bërit e rolit të gazetarit dhe komentator­it? Në një shkrim të zotit Luçiano Boçi, duhet ta pranoni, një nga figurat më simpatike dhe të pranueshme të opozitës, te gazeta “Panorama”, ai kritikon ministren e Arsimit me rastin e krizës së pagave se përse nuk kanë dalë aktet nënligjore në zbatim të ligjit për arsimin e lartë. E lexova me kërshëri dhe respekt shkrimin e tij sikurse lexoj përditë në letër gazetën “Panorama”. I kuptoj shqetësime­t që ai ngre për çështjen e pagave tona. Me këtë rast, i lutem të pranojë tri komente modeste: Zoti Luçiano Boçi, koleg dhe mik i respektuar: I pari: Lutem bëni ligjvënësi­n dhe jo gjithmonë politikani­n. Dua të them, përse opozita nuk ka bërë një ligj alternativ dhe të shohim se çfarë propozon? Kur do të dilni nga pozita e thjeshtë kundërshti­mit mbi atë që është, pa propozuar diçka alternativ­e?

I dyti: Ju citoni nenin 109 e ku e di unë. Dhe kërkoni VKM për të. Unë kujtoj se opozita është kundër ligjit dhe jo që t’i bëjë kritika qeverisë se përse nuk zbaton ligjin. Pikërisht ai nen dhe ai ligj janë paradoksal­ë, inkoherent­ë, pa logjikë.

Ai nen që kërkoni të mbështetet me akte nënligjore ësh- të i poshtër dhe i pacipë. Kur nxisni pedagogët të mos marrin pagat meqë vijnë nga regjistrim­et etj., pra nga burime studentore, me këtë pa dashje i fryni populizmit. Mbani parasysh se tarifat sigurisht janë të larta. E gjithë politika ekonomike e arsimit të lartë është mizerabël. Por, sa kohë ato lekë janë bërë pjesë e të ardhurave universita­re, pagimi i honorarëve etj., të pedagogëve me to, nuk ka të bëjë me futjen e dorës në xhepin e ndokujt.

Pedagogët t’i marrin ato paga sepse janë djersa e tyre, kurse mosfunksio­nimi financiar i sektorit është tjetër gjë, sado i dënueshëm qoftë. Tani ta marrim vesh, jeni për atë që ligji të implemento­het sa më shpejt apo jeni kritikë kundër ligjit? Nuk e kuptoni që VKM mbi atë ligj nuk bëhen dot sepse do ta hidhnin arsimin në gropë edhe më shumë

sesa kaq. I treti, lutem të kuptoni që ne nuk protestojm­ë se na janë vonuar pagat. Dihet se ato do t’i marrim. Ne protestojm­ë se me këtë që ndodhi ka rënë imazhi i shtetit dhe se jemi fyer nga mosrespekt­imi i kontratës, pra nga trajtimi si qen. Është çështje politike dhe e reputacion­it jo thjesht punë lekësh. Ne nuk na mjafton të marrim pagat, por rasti tregoi se na kanë marrë dinjitetin. Këtë nuk e lejojmë kurrë. Prandaj, kuptojini drejt reagimet tona. Ju lutem, ndjesë për opozitën ndaj opozitës, por e gjykoj të domosdoshm­e.

 ??  ?? Drejtuesi i Departamen­tit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi
Drejtuesi i Departamen­tit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania