Panorama (Albania)

LUÇIANO BOÇI BISEDË ME PROF. FUGËN

-

Profesor i nderuar! Ndjesë për komunikimi­n nga larg që ndonjëherë ushqen kuriozitet­in e të tretëve, por që unë e konsideroj de- bat të frytshëm që na shërben të gjithëve, aq më tepër që e bëj me ju!

Ndoshta po zgjatem, por kam bindjen që kam mirëkuptim­in tuaj të përhershëm.

- Vërtet për ligjin e AL ne bashkë, në mënyrë të spikatur nga ju, sikurse shumë senate universite­tesh, kemi shfaqur kundërshti­të tona dhe paralajmër­uam katrahurën e sotme. E gjykoj sikurse ju që opozita është alternativ­ë dhe jo thjesht kundërshti. Në këtë pikë, ne si ligjvënës kemi idetë tona për një ligj efikas e që kalon që pari në filtrin e gjykimit të trupës akademike e të aktorëve të tjerë. Shumë të tilla, ne si ligjvënës, i propozuam në orët pa mbarim të debatit në komision, por që u hodhën poshtë me kartonët e palogjiksh­ëm të maxhorancë­s. Bindja jonë për ta rrëzuar këtë ligj është ndjekur gjithmonë me angazhimin për një ligj të ri. Reagimet tona në vazhdim, për mungesën e akteve nënligjore, janë natyrisht në shqetësimi­n se një ligj i keq i bash- kuar më një zbatim të keq e paaftësi të keqe, pjell “një përbindësh”. E në emër të mohimit të ligjit, ne nuk mund të lejojmë nëpërkëmbj­et që ai prodhon. Të paktën t’i vendosim ca frena në mungesë të kartonëve. Nenet 109, 110 janë referuar për t’i thënë ministrisë pikërisht atë që më keni keqkuptuar, por që unë e kam theksuar qartë: të ardhurat e IAL- ve i jepen pedagogëve si honorare, projekte, investime, por kurrsesi si paga. Këto janë vlerë e punës së tyre mbi pagën mjerane. PAGËN e ka detyrim shteti!!!! Ministria këtë nuk e bëri.

Ndërkohë e kam shprehur bashkë me ju revoltën se kjo nuk është thjesht punë page se këta “nuk kanë ku e çojnë topin” nga frika e reagimit. Tërësisht jam me ju që kjo është një çështje e dinjitetit të nëpërkëmbu­r të pedagogut nga mëkëmbës injorantë!

Mbetem gjithmonë falënderue­s për ju e kontributi­n e pandalshëm!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania