Panorama (Albania)

Olimpiada nuk do ta shpëtojë botën

- * D. W.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae dhe Kim Yo Jong, motra e kreut të shtetit në Korenë e Veriut në Seul më 10.02.2018

“O sport, ti je paqja!”, thuhet në një odë për sportin. “Ti vendos një kordon lidhës mes popujve, që ndihen si vëllezër në kujdesin e përbashkët të forcës, të rregullit dhe zotërimit të vetvetes.” Me një pseudonim, themeluesi i Lojërave Olimpike të kohës së re, Pierre de Coubertin, poezinë e tij ia dorëozi konkurrues­ve të Lojërave Verore 1912 në Stokholm dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë letërsi. Mendimi i Coubertins për bashkimin e popujve përmes sportit pasqyrohet edhe në Kartën Olimpike. Në të Komiteti Ndërkombët­ar Olimpik zotohet , se “e vendos sportin në shërbim të njerëzimit dhe përmes kësaj të nxisë paqen”. Pritshmëri­të janë të mëdha për sportin. Madje, shumë të mëdha.

URË E VOGËL

“Le të shpresojmë që kjo Olimpiadë Dimërore të hapë portën për një të ardhme më të mirë në gadishulli­n korean”, tha presidenti i Komitetit Ndërkombët­ar Olimpik Thomas Bach, duke iu referuar lojërave në Pyeongchan­g. “Lojërat Olimpike kanë mundësuar një fillim të ri.” Fituesi i olimpiadës në skermë në vitin 1976 iu referua mundësimit të pjesëmarrj­es së 22 sportistëv­e koreano- veriorë, paraqitjes së përbashkët të atletëve koreano- veriorë dhe atyre jugorë në ceremoninë e hapjes si dhe ekipit mbarëkorea­n të garave të hokejit në akull, që do të luajë ne Pyeongchan­g. Në fakt, sporti në këtë rast ka vendosur një urë të vogël. Por jo më shumë se kaq. Fu• ia e barutit të konfliktit të Koresë nuk është shmangur. Një mesazh tjetër i presidenti­t të SHBA- së, Donald Trump, një provokim i sundimtari­t koreanover­ior Kim Jong Un dhe ky filiz i njomë i •’ tensionimi­t, ndodhen sërish në mjegull.

PJESËRISHT I VLEFSHËM SI MODEL I PAQES

Nga njëra anë, sporti ofron një gjuhë universale, që i tejkalon kufijtë e vendeve dhe kulturave dhe kuptohet prej të gjithëve. Në këtë mënyrë, ai ka edhe potencial të ndërmjetës­ojë. Nga ana tjetër, sporti është vetëm pjesërisht i mundshëm si model i paqes. Në sport, tek e fundit, fare hapur shpaloset shpesh nacionaliz­mi. E për këtë shumë – si në rastin e dopingut në Rusi, por jo vetëm atje – shfrytëzoj­në • do mjet, për të garantuar suksesin e madh. Në shkëlqimin e këtij suksesi mund të përfitosh mirë. Madje, sporti ka • uar edhe në luftë si në „ luftën e futbollit” më 1969 mes Hondurasit dhe El Salvadorit. Në ndeshjet eliminator­e të Kampionati­t Botëror në të dyja vendet përpara pati trazira, ku u vranë njerëz. Nuk kishte pasoja, por shkasi për konfliktin e armatosur, që zgjati rreth 100 orë e gjatë të cilit humbën jetën mbi 2.000 vetë.

PAK PAQE

Sporti nuk duhet të mbingarkoh­et. Lojërat Olimpike në Pyeongchan­gnuk do ta shpëtojnë botën. Nëse ecën mirë, ato ofrojnë gara interesant­e dhe të shpresojmë edhe korrekte dhe krijojnë momente emocionues­e. Me këtë do të ishte fituar shumë. Ky do të ishte një sukses.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania