Panorama (Albania)

Dhjetëvjet­ori i Kosovës, ndahen 600 mijë euro për festën

-

Më 17 shkurt, Kosova feston dhjetëvjet­orin e pavarësisë së saj, një ngjarje që pritet të ketë një organizim dinjitoz nga autoritete­t e republikës më të re në Europë. Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për aktivitete­t e 10- vjetorit të pavarësisë. Mes këngëtarëv­e të ftuar për festën është edhe ylli ndërkombët­ar Rita Ora, me origjinë nga Kosova, e cila nuk ka pranuar të paguhet për këtë eveniment, por do të këndojë falas. Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka miratuar edhe ndryshime të tjera. Këshilli organizati­v për shënimin e përvjetori­t të dhjetë të pavarësisë së Kosovës ka hequr flamurin kombëtar shqiptar te zona e përkufizua­r si “Rrethi” në Prishtinë dhe do të vendosë flamurin e Republikës së Kosovës, sipas disa raportimev­e lokale. Raportime të tjera flasin për ven- dosjes paralele të dy flamujve, atij kombëtar dhe atij të Kosovës. Gjatë mbrëmjes, forca të shumta policie kanë qenë të pranishme në vendngjarj­e, ku vetëm pak pasi Kryeminist­ri Haradinaj mori vendimin, u kontaktua kompania që do të merret me punimet, madje puna, për çudi, nisi që në mbrëmje, sipas mediave lokale. Vendimi i Haradinajt u mor pasi kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se nuk është në përgjegjës­inë e tij vendosja e flamurit të Kosovës në këtë lokacion. “Nuk ka qenë asnjëherë përgjegjës­i e komunës së Prishtinës”, ishte shprehur Ahmeti. Flamuri kombëtar ishte vendosur nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendos­je në atë vend, pasi ai ishte zgjedhur në krye të Komunës së Prishtinës. Më parë, aty qëndronte flamuri i Republikës së Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania