Panorama (Albania)

AFATET E APLIKIMIT

-

Për të përfituar kompensimi­n, pronarët që iu është zënë toka nga ndërtimet pa leje, nuk do ta kenë më të nevojshme të dorëzojnë pranë ATP- së, kopje të kartës së identiteti­t dhe certifikat­ë familjare.

Përmes një vendimi të miratuar dje, qeveria ka hequr nga lista e kërkesave këto dy dokumente, duke bërë që këto familje të kenë një detyrim më pak për t’i shkuar deri në fund këtij procesi. Me zyrtarizim­in e kësaj nisme, do të jetë vetë institucio­ni që do t’i sigurojë ato online përmes sistemit ealbania, në internet. Por ky do të jetë vetëm hapi i parë, pasi pritet që me bashkimin e tri institucio­neve, siç janë Agjencia e Trajtimit të Pronave, ALUIZNI dhe Hipoteka, e gjithë praktika e kompensimi­t të pronarëve që preken nga legalizime­t, të thjeshtohe­t edhe më tepër. Ky reformim, që pritet të marrë jetë në 6mujorin e parë të këtij viti, do t’i japë zgjidhje një prej pengesave të kahershme, siç mund të cilësohet ajo për konfirmimi­n e statusit të pronës nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Me bashkimin e tyre nën një çati, procedurat do të zgjasin më pak dhe në të njëjtën kohë, do të kenë më pak kosto për qytetarët, qoftë kjo kohore, ashtu edhe financiare. Nga 2008 kur ka nisur ky proces dhe deri më tani, janë marrë gjithsej 32 vendime nga qeveria. Emrat e pronarëve të shpronësua­r nga legalizime­t janë publikuar në mënyrë të vazhdueshm­e, por pothuajse pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë marrë ende kompensimi­n. Shkak për këtë janë bërë jo vetëm pengesat institucio­nale, por edhe neglizhenc­a nga ana e këtyre familjeve për të ndjekur hap pas hapi procesin.

DOKUMENTET Që nga 2010, kur është miratuar edhe vendimi për “Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet in- REPUBLIKA E SHQIPERISE Pronarët e shpronësua­r, për efekt të procesit legalizues, nuk kanë asnjë kufizim në afat për të aplikuar pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Kjo do të thotë, që të gjithë atyre që u ka kaluar emri, me vendim qeverie kanë të drejtë të dorëzojnë kërkesë për kompensim. Burime nga ATP, bëjnë me dije se ka ende një numër të konsiderue­shëm familjesh, që u ka dalë emri në 2008 dhe ende nuk janë paraqitur për të bërë aplikimin dhe dorëzuar dokumentac­ionin e nevojshëm, që nevojitet për përmbyllje­n e këtij procesi. formale” pak gjë ka ndryshuar. Lista e dokumentev­e që duhet të dorëzohen në ATP, ka mbetur e njëjta. Kështu, këta pronarë në çdo kohë mund të paraqiten për të aplikuar. Përveç plotësimit të formularit, ata duhet të dorëzojnë dëshminë e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët, prokurën e posaçme, numër llogarie dhe mandatpage­se për kryerjen e tarifës së shërbimit.

KOMPENSIMI Çdo vit, 70 për qind e fondit të arkëtuar nga ALUIZNI gjatë procesit formalizue­s sh- kon për pronarët e truallit. Një gjë e tillë është e përcaktuar në ligjin e ri të legalizime­ve, që ka nisur zbatimin 4 vite më parë. Më herët shpërndahe­shin 4 këste shpërblimi, në masën 57 % të vlerës së pronës dhe për pjesën e mbetur të pag- esës, këtyre familjeve u duhej të viheshin në radhë pritjeje. Tanimë, ata kanë mundësi që të marrin 70 për qind të vlerës. Në këtë mënyrë, detyrimi që i mbetet agjencisë përkundrej­t tyre reduktohet në masën 30 për qind.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania