Panorama (Albania)

Ajri i ndotur, Gjermania propozon transport publik falas

-

Gjermani po gjen mënyra për të luftuar ndotjen e ajrit, e vendosur nën kritikat e BE- së, duke propozuar një transport publik falas për të inkurajuar njerëzit që të mos përdorin makinat e tyre, duke reduktuar kështu emetimet e dyoksidit të azotit dhe lëndën e grimcave. Qeveria gjermane tha se po shqyrton një plan që do ta bënte transporti­n publik falas në qytetet më të ndotura, sipas një letre të parë nga mediat gjermane, të martën. Letra e dërguar për Komisioner­in Europian për Mjedisin, Karmenu Vella në Bruksel, u drejtua nga ministrja gjermane e Mjedisit Barbara Hendricks, ministri i Bujqësisë Christian Schmidt dhe shefi i zyrës së kancelaris­ë Peter Altmaier, sipas “Deutsche Welle”. Qeveria gjermane përzgjodhi pesë qytete për të hapur programin e transporti­t falas: Bonn, Essen, Reutlingen, Mannheim dhe Herrenberg. Në letër është pro- pozuar vendosja e zonave të ulëta të emetimit për automjetet e mëdha transportu­ese, duke rritur numrin e taksive elektrike dhe nxitjen për përdorimin e makinave elektrike në përgjithës­i. Më 22 shkurt, Gjykata Federale Administra­tive në Leipzig do të shqyrtojë nëse ndalimi i përdorimit të makinave me naftë është i ligjshëm. Nëse Gjykata do të mbështesë ndalime të tilla, ajri pritet të përmirësoh­et, por mund të goditet ashpër industria gjermane e prodhimit të makinave. Brukseli i ka dhënë Gjermanisë dhe tetë vendeve të tjera anëtare të BE një shans përfundimt­ar për të ofruar propozime në reduktimin e emetimeve të automjetev­e dhe në përputhje me standardet e BE për cilësinë e ajrit. Nëse shefi i Mjedisit i BE- së Vella nuk është i kënaqur me propozimet e Berlinit, ai mund të paraqesë një çështje në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

 ??  ?? Transporti urban në Gjermani
Transporti urban në Gjermani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania