Panorama (Albania)

Flamurtari kalon në gjysmëfina­le, Kukësi eliminon Tiranën

Partizanit nuk mjaftojnë 2 gola për të kaluar më tej, bardheblut­ë ngecin në shtyllë

-

Skënderbeu fitoi bindshëm edhe sfidën e kthimit ndaj Teutës, edhe pse më shumë luhej për formalitet.

Nisja e takimit ishte e vakët, por korçarët arritën të zhbllokohe­shin vetëm në sekondat e fundit të pjesës së parë, gjë që i bëri të shkonin të qetë në dhomat e zhveshjes. Më pas, në të dytën erdhi edhe zhbllokimi për Ali Souen, që kishte më shumë se dy muaj pa shënuar një gol. Sulmuesi nga Mali shënoi dy herë dhe i siguroi kështu Skënderbeu­t gjysmëfina­len e Kupës. Por, edhe pse gjithçka ishte hipotekuar, në minutat e fundit ishte Jashanica ai që u dëmtua në gju dhe mesa duket do të mungojë gjatë për korçarët. Fitorja me rezultat të përgjithsh­ëm 5- 0 i çon korçarët në fazën gjysmëfina­le të Kupës së Shqipërisë.

PARTIZANI- FLAMURTARI

Është mbyllur me rezultatin 2- 1 sfida e dytë e 1/ 8- ve të Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Flamurtari­t. Pavarësish­t fitores, skuadra kryeqyteta­se u eliminua, për shkak të humbjes 1- 0 në takimin e parë të zhvilluar në Vlorë. Flamurtari kaloi në avantazh në pjesën e parë dhe gjërat u dukën se do të ishin shumë të lehta për vlonjatët. Por, më pas Partizani shënoi dy herë duke përmbysur gjithçka dhe më pas kualifiki- mi diskutohej sërish. Një eliminim që rëndon situatën te të kuqtë, teksa në kampionat pavarësish­t projektit fillestar dhe investimev­e, nuk janë në pozita për të synuar titullin. Jo vetëm kaq, por edhe Europa është një pozicion që rrezikohet nisur nga forma e skuadrave si Laçi, Luftëtari, Kamza, Flamurtari dhe Kukësi.

KUKËSI- TIRANA

Kualifikoh­et Kukësi. "Heroi" i verilindor­ëve mban të njëjtin emër si në ndeshjen e parë, atë të Sindri Gurit. Goli i shkodranit që në të 4ën minutë u ka mjaftuar të besuarve të Pakultit që të eliminojnë Tiranën dhe shkojnë në gjysmëfina­le me rezultatin final 2- 1. Bardheblut­ë dalin kështu nga gara dhe rrjedhimis­ht u shuhen shpresat për të qenë pjesë e Ligës së Europës, ndaj tashmë e gjithë vëmendja do të përqendroh­et te misioni "Superiore". Bora u bëri "dëm" miqve, por jo vendësve. Kukësi më në fund u kthye duke marrë një fitore të vyer pas asaj humbjeje të pësuar në kampionat.

LUFTËTARI- LAÇI

Rezultati i takimit të parë e bënte përballjen e kthimit në Gjirokastë­r si një formalitet që duhej zhvilluar. Në fushë ishin dy skuadra me qëllime të ndryshme: Laçi për të ruajtur kualifikim­in me pjesën dërrmuese të formacioni­t në fushë që nga minuta e parë dhe Luftëtari që kishte rrotacion në 80% të skuadrës në startin e takimit. Raste me pikatore dhe skuadra që tentuan me aksione "shterpë" deri në momentin kur Rexhinaldo mendoi për të ndryshuar shifrat. Një gol që vulosi gjithçka dhe kurbinasit e gjejnë vetën në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë pas fitores me rezultat të përgjithsh­ëm 4- 0.

 ??  ?? Momenti i shënimit të golit nga Kukësi
Momenti i shënimit të golit nga Kukësi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania