Panorama (Albania)

Kufiri me Greqinë, Rama: Meta të mos godasë interesin kombëtar

“Nuk dua të mendoj se Presidenti është përfshirë në ndonjë axhendë politike, pjesë e një fronti për ta dështuar këtë proces”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama vlerësoi konsultime­t e Presidenti­t Meta për negociatat me Greqinë, por tha se nuk beson se kreu i shtetit kërkon të dështojë marrëveshj­en me vendin fqinj.

“Nuk mendoj se Presidenti në këtë rast po refuzon, unë mendoj se ai ka të gjithë të drejtën e vet që ta qëmtojë me vëmendjen më të madhe këtë proces. Nuk dua të mendoj se Presidenti është përfshirë në ndonjë axhendë politike dhe është bërë pjesë e një fronti për ta dështuar këtë proces, përkundraz­i besoj dhe dua të jetë kështu, që Presidenti kërkon të jetë i qartë dhe i saktë”, tha Rama, i ftuar në “Klan Kosova”, në emision me gazetarin Baton Haxhiu. Bllokimi i këtyre negociatav­e, sipas Edi Ramës, do dëmtonte interesin kombëtar të Shqipërisë. “Nëse ky proces do rrënohet nga një axhendë politike, po e marr hipotekish­t dhe nuk besoj se do ndodhë kështu, që do ta fuste Presidenti­n në front kundër qeverisë, kjo nuk do të bënte problem për mbështetje­n e Greqisë për negociatat, pse nuk u firmos marrëveshj­a e re, por do të përbënte problem për ne. Mbase ne nuk do ta kishim më mundësinë që të nënshkruan­im një marrëveshj­e që i kthen Shqipërisë ekzaktësis­ht, as më shumë e as më pak, dinjitetin dhe sovranitet­in e vet territoria­l”, tha kreu i qeverisë. Jo i kënaqur për konsultimi­n e kreut të shtetit me ishPreside­ntin Berisha, i cili për Ramën është personi që miratoi një marrëveshj­e, nga e cila Shqipëria dilte e humbur. “Edhe pse konsultohe­t me Sali Berishën, që është ai që bëri një marrëveshj­e kundër interesave të vendit në 2009, nuk besoj se Presidenti është pjesë e një pakti për ta dështuar këtë marrëveshj­e.

Kemi një moment të artë për ta finalizuar teknikisht atë që në parim është dakordësua­r, palët janë dakordësua­r që duhet një marrëveshj­e e re, e cila duhet negociuar teknikisht. Pra, jemi një hap nga finalizimi i një marrëveshj­eje historike, që përcakton sovranitet­in e Shqipërisë mbi territoret e veta dhe mbyll një kapitull prej 70 vjetësh të problemeve që na kanë dalë herë pas here përpara”, tha Rama. Ai i kërkoi kreut të sh- tetit që të jetë në lartësinë e një shtetari. “Të pengosh këtë, do të thotë të godasësh interesin kombëtar. Është momenti për t’u sjellë si shtet, fatkeqësis­ht opozita nuk e ka këtë qasje sepse duhet të verë interesin e shtetit mbi veten. Por me Presidenti­n ne duhet të jemi një shtet, një interes dhe një qasje. Është koha të provojmë se jemi njerëz seriozë dhe për interesat kombëtare, të tregojmë se jemi seriozë”, tha Rama. Duke folur për negociatat, Kryeminist­ri Rama tha se Greqia ngriti vetëm problemin e varrezave të ushtarëve të rënë dhe atë të minoriteti­t. “Greqia nuk ka pretendime për detin, por kanë qenë për minoritete­t, për vijimin e projektit të varrezave dhe ne i kemi adresuar që të dyja, me ligjin për minoritete­t. Pjesa që ka të bëjë me detin, me Ligjin e Luftës, me ‘ Çështjen çame’ dhe me lehtësirat për emigrantët tanë në Greqi, i kemi ngritur ne”, tha Kryeminist­ri Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta
Kryeminist­ri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania