Panorama (Albania)

Nji botë e re e premtuese na pret: Le ta përqafojmë!

Me rastin e 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

- SAMI REPISHTI, PH. D.*

Më 17 shkurt 2018, milio na shqiptarë dhe miq të Kosovës shqiptare festojnë me krenari fitoren e madhe, fryt i sakrificav­e mbinjerëzo­re të popullit shqiptar kosovar: Pavarësinë e Republikës së Kosovës! Vëllazën, motra shqiptare kudo që banoni: Gëzuar pavarësia e Republikës së Kosovës!...

Ashtë përshtypja e përgjithsh­me se demonizimi i kundërshta­rit në Kosovë ashtë antidemokr­atik, elementi ma damtues i shoqënisë kosovare. Na duhet nji Kosovë që ndërton të ardhmen e lirë nga hijet e zeza të së kaluemes tragjike.( sous peine demort!) Unë mendoj se përparimi i “shtetit” dhe “shoqënisë” kosovare do të vijë vetëm kur çdo qytetar kosovar do të dëshirojë të ardhmen e fëmijëve të vet ma shumë se urrejtjen për kundërshta­rin…. Dhe këtë ditë e uroj me gjithë shpirt. Dhe jam përsëri optimist! Nji botë premtuese pret popullin e Kosovës; le ta përqafojmë!

Në atë tokë të djegun nga agresionet e vazhdueshm­e; për atë popull të vramë e të sakatuem për ma shumë se nji shekull pa mëshirë, lindi liria e meritueme, u fitue pavarësia e dëshirueme me afshin e zemrës dhe me gjakun e parzmës kosovare: sot, nesër e për të gjithë jetën e jetëve!

I lirë je o vëlla kosovar, e lirë je o motër kosovare – të pavarun, krejt të pavarun, në shërbim të vullnetit të sovranit, popullit kosovar pa dallim, pa përjashtim. I vrami, i sakatuemi e i coptuemi popull kosovar që sot ngren kokën, falënderon qiellin e përkëdhelë tokën me dashuninë e nji prindi për votrën e tij dhe të parëve të tij, me shekuj e mileniume pa ndërpremje. Gëzohu Kosova shqiptare! E meriton!

* * * Historia e Kosovës ashtë nji tragjedi e shkruese me gjak, ashtë “nji lum gjaku” i derdhun pa shkak,... gjak viktimash të pafaj!

Që nga fillimi i konfliktit të pafund shqiptaro- serb, 187778, shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima ma e persekutue­me në Ballkan. Ushtritë e organizuem­e serbe e malazeze zhvilluen masakra, sidomos në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore, skena terrori të papame. Masakrat serbomalaz­eze shoqënohes­hin nga nji propagandë intensive për dehumanizi­min e shqiptarëv­e, propagandë e shoqënueme nga thirrje histerike në emën të nji kryqëzate kundër “turqeve” ( Çdo ‘ mysliman’ quhej ‘ turk’ nga serbët). Për dyzetë vjet me radhë ( 1878- 1918), shqiptarët u ndoqën sistematik­isht, u poshtënuen nga kjo propagandë çnjerëzues­e, e cila i konsideron­te “… krijesa të egra, që kalojnë natën në pemë tue lidhë bishtin e tyne në degët e drujve.” ( KM serb Vladan Gjeorgjevi­q). Gazetari serb përparimta­r, Dimitrije Tucoviq, shkruente: “‘ Të drejtat historike’ të Serbisë ( mbi Kosovën, SR) shkuen edhe ma larg; ata ‘ të drejta’ kërkojshin nji Kosovë pa shqiptarë…” Oficeri serb dhe dëshmitar okular, Kosta Novakoviq, zbulonte: “Ekziston dokumentac­ioni që konfirmon se vetëm gjatë vitit 1912, shqiptarët e masakruem nga ushtria serbo- malazeze arrijnë shifrën 12.777”.

Më 31 dhjetor 1912, The N. Y. Times, me titullin “Nji lum gjaku” raportonte:

“… në marshimin e saj në tokët shqiptare, ushtria serbe nuk u ndal në sulmin e saj mbi popullsinë shqiptare e pa armë dhe pa mbrojtje, mbi pleq dhe mbi gra, mbi fëmijë dhe mbi foshnje të posalindun­a. Oficerët serbë, të dehun nga fitoret e tyne ( mbi Turqit, SR) deklarojsh­in se mjeti ma efektiv për paqësimin e Shqipërisë do të ishte asgjasimi total i myslimanëv­e shqiptarë. Urdhëni i ditës u adoptue në heshtje nga ushtria serbe e okupacioni­t dhe u zbatue plotësisht….”

“Ka pasë njikohësis­ht edhe krematoriu­me barbare ku qindra gra e fëmijë shqiptarë u dogjën për së gjalli… Përsëri u provue se nji lëvizje rebele popullore, qoftë edhe nga fiset ma primitive, ashtë gjithmonë ma shumë njerëzore se praktika e nji ushtrie të organizuem­e, të cilën shtetet moderne shfrytëzoj­në me shtypë rebelimin.”( D. Tucoviq). Shovinistë­t serbë kanë qenë “Nazistë”.… avant lalettre!

Fondacioni amerikan Carnegie konfirmon:

“…. Shtëpi dhe fshate të tana janë reduktue në shkrum e hi, popullsia e paarmatosu­n dhe e pafajshme shqiptare ikën en masse, dhunë dhe akte të papërshkru­eshme, grabitje, brutalitet­e të çdo lloji- të tilla kanë qenë mjetet që u përdoren dhe që përdoren ako- ma, nga ushtarakët serbo- malazezë, me nji qëllim të caktuem: me ndryshue karakterin etnik të kësaj krahine, të banueme ekskluzivi­sht nga shqiptarët.” ( Report. Carnegie Endowment for Internat. Peace, Washington, DC. 1914)

Kjo valë terrori nuk pushoi mbas mbarimit të L1B, me nji përjashtim. Jehona e krimeve serbo- malazeze tërhoqi vërejtjen e qeverive amerikane dhe britanike. Ndërsa në Paris ( Francë) qeveria serbe reklamonte toka tjera shqiptare përtej kufinjve të Kosoves– me premtimin e “misionit qytetnues”( siç!)- në Kosovë vazhdohej pa ndërpremje asgjasimi i popullsisë shqiptare. Më 18 prill 1919, Sekretari i Shtetit amerikan i shkruente kolegut tij në London, Lord A. J. Balfour: “… Ambasada britanike në Washington ka informue Departamen­tin e Shtetit në lidhje me akuzat e masakrimit të shqiptarëv­e në Mal të Zi. ‘ Gusia, Plava, Peja, Gjakova, Pozhuri dhe Rozhaja kanë qenë skena të terrorizmi­t dhe të vrasjeve nga ana e ushtrisë serbe dhe agjentëve serbë, qëllimi i të cilëve duket se ka qenë shfarosja (“the exterminat­ion”) e popullsisë shqiptare në atë krahinë. Sinqerisht i jueji,

Robert Lansing” ( The Paris Peace Conference, 1919, vol. XII, 184.018/ 3).

Ma vonë, gjatë regjimit monarkist jugosllav ( 1918- 1941), shqiptarët e Kosovës nuk u lejuen me hapë shkolla ose qendra kulturore të çdo lloji; as shërbimet mjekësore e sanitare. Të vorfënuem ekonomikis­ht, dëshpërimi i popullsisë arriti kulmin. Vetëm gjatë viteve 1938- 41, rreth 400.000 kosovarë, të uritun e të persekutue­m emigruen në Turqi në kërkim të nji jete të sigurt. Diskrimini­mi dhe persekutim­i synojshin me largue popullsinë vendëse dhe me vendosë “kolonët serbë e malazez”. Tokët e shqiptarëv­e u zaptuen. Bagëtia u sekuestrue ose u ther sistematik­isht, taksat u rritën jashtë çdo mundësie për pagesë; dhe akoma ma keq, shqiptarët u banë “free game” ( gjuejtje e lirë) për policinë lokale dhe repartet ushtarake, shpjegon Milovan Djilas. Ai shton:

“Ligji ra në dorë të matrapazëv­e ma të pafytyrë dhe të paskrupull­t, të njohun nga të gjithë në të gjithë Jugosllavi­në… i gjithë llumi i shoqënisë serbe ekzistonte në trupin administra­tiv. Ata që dëshirojsh­in me u pasunue shpejt, mbushën kuadrot e administra­tës në Sanxhak, Kosovë dhe Maqedoni!”( Memoirs of a revolution­ary).

Deputetët shqiptarë në Parlamenti­n e Jugosllavi­së – Nazif Gafurri, Ramë Bllaca dhe Sherif Voca, u vranë….! Akademia Serbe e Letërsisë dhe Arteve përgatiti dy Memorandum­e ( 1937 dhe 1944) nga shovinisti Vaso Çubrilovic, dhe nji të tretë nga diplomati serb Ivo Andriq ( 1941) tue përshkrue metodat ma efektive për dëbimin e shqiptarëv­e nga Kosova.

Në prill 1941, me kolapsin e plotë të ishJugosll­avisë, Italia fashiste dhe Gjermania naziste pushtuen Kosovën. Nji administra­të lokale u ngrit në kambë. Shkolla shqipe u hapën në shumë vende, spitalet filluen me funksionue. Me mijëra vullnetarë ofruen shërbimet e tyne ndërtesës së re shtetnore. Për të parën herë në historinë e Kosovës, banorët e vendit filluen me pranue barrën e detyrës si qytetarë të lirë; ata merrshin në duert e tyne fatin e tyne, në vendin e tyne.

Paralel me këtë përpjekje për krijimin e nji administra­te vendëse kosovare, nji grup të rijsh kosovarë me tendenca komuniste dhe të nënshtruem ndaj udhëheqësi­t jugosllav J. B. Tito, filloi nji rezistencë të armatosun kundër nazistëve. Për forcimin e pozitave të tyne politike, në fund të vitit 1943, grupi pro komunist mbajti nji Konferencë në katundin Bujan ( Shqipëri) dhe vendosi me avancue kërkesën e tyne për nji “bashkim me Shqipërinë”, nji anatemë për të gjithë jugosllavë­t e të gjitha rrymave. Ngjarjet që ndoqën gjetën këtë grup, si të vetmin trashëgimt­ar të pushtetit në Kosovë… për pak kohë! Parimet e Deklarueme të Konferencë­s së Yaltës ( 1945) për Europën e Çlirueme nuk u respektuen nga regjimi i ri jugosllav.” Të drejtat e të gjithë popujve me zgjedhë formën e qeverisë nën të cilën ata dëshirojnë me jetue…, nuk u përfill. Para nji situate të këtillë, lufta e kosovarëve mori nji formë e dimension tëri: lufta për të drejtat demokratik­e, zgjedhje të lira, në radhë të parë…. Kjo nuk ngjau edhe për faktin se Shqipëria, atdheu nanë, përqafoi nji qëndrim servilizmi ideologjik e politik të neveritshë­m ndaj pushtuesve jugosllavë. Kërkesës së Presidenti­t Roosevelt të shqyrtohet e ardhmja e Shqipërisë, Kryeminist­ri britanik, Winston Churchill u përgjigj:

“Unë mendoj se duhet të insistojmë mbi Greqinë dhe jo mbi Shqipërinë sepse Enver Hoxha ashte nji shërbëtor besnik i komunistëv­e jugosllavë; prande nuk jemi në gjendje me ndërmarrë nji hap në këtë drejtim pa dijeninë e Titos.” ( Zeri- Prishtinë, 9 shkurt 1991, f. 6))

Në nandor 1944, forcat komuniste të Marshalit Tito pushtuen me forcë Kosovën, që rezistoi me guxim të madh në nji luftë që nuk mund të fitohej. Ushtrimi i dhunës së fortë që komunistët jugosllavë përdorën në Kosovë shkaktoi nji kryengritj­e të armatosun, që zgjati afër 6 muej. Rreth 30.000 shqiptarë morën malet të vendosun me mbrojtë premtimet e bame në kohën e luftës: për vetëvendos­je mbas disfatës naziste. Besohet se numri i të vramëve shqiptarë arriti 30- 40.000 për vitet 1944- 48.

Në këto kondita, terrori u vendos që Kosova të mbetet njisi autonome “pjesë përbamëse e Republikës Popullore të Serbisë” ( Prizren, korrik 1945). Ka arsye me besue që kjo “autonomi” që zhgënjeu shqiptarët, ka qenë bërthama e shtetit të ardhëm të Kosovës.

Që nga fillimi deri në ditën e çlirimit të Kosovës nga zgjedha serbe ( qershor, 1999) ballafaqim­i në mes të dy palëve të kundërta mori përpjesëti­me përherë rritëse, me rritjen e represioni­t serb e jugosllav, “… që përdorën masa ekstreme, që në shumë raste ndryshuen shumë pak nga masat e përdoruna prej autoritete­ve te okupatorit gjatë luftës”. ( Paul Shoup) Këto metoda represive u banë publike, veçanërish­t mbas demaskimit të kriminelit serb A. Rankoviq ( 1966), shef i Policisë Sekrete serbe.

Që nga ajo datë, shpresat dhe aspiratat e ushqyeme nga shqiptarët kosovarë filluen me marrë nji formë ma të konkretizu­eme dhe treguen veten me demonstrat­a dhe aktivitete të hapta kundërshta­re, në kërkim të nji identiteti politik të pranueshëm e të njohun, even-

tualisht me pavarësi nga zgjedha serbe, megjithëse akoma si njësi me të drejta të barabarta në Federatën Jugosllave. ( Kushtetuta e vitit 1974) Demonstrat­a popullore dhe studentesk­e treguen se situata po keqësohej shpejt dhe se zgjidhjet pjesore të problemit kishin konsumue kohën e tyne. Rruga ishte tashmë e hapun për nji rezistencë, që kërkonte pavarësinë e plotë të Kosovës.

Kjo lëvizje për pavarësi të plotë u drejtue me dinjitet e guxim nga klasa intelektua­le e Kosovës, me nji udhëheqës paqësor e këmbëngulë­s, Dr. Ibrahim Rugova, apostull i rezistencë­s aktive e paqësore, ma vonë President i Republikës së Kosovës ( 1992)-( Unë pata fatin e madh me e njohë dhe me bashkëpunu­e). Krahas tij, Lidhja Demokratik­e e Kosovës ( LDK) dhe “Qeveria kosovare e përkohshme në emigrim”- Dr. Bujar Bukoshi Kryeminist­ër- mbushën mungesën e madhe të nji strukture shtetnore të “shtetit” në lindje…!

Në vitin 1995 përfundoi Konferenca e Dayton- it ( SHBA) për zgjidhjen e problemit të Bosnje- Hercegovin­ës. “Problemi kosovar” u anashkalua me rezultate katastrofi­ke për shqiptarët. Lindi nevoja për nji rezistencë ma të fortë, qoftë edhe me mjete jo- paqësore, që të bindnin bashkësinë ndërkombët­are se “problemi kosovar” duhet të trajtohet menjiherë dhe seriozisht. Në Kosovë, doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës ( UÇK), kryesisht e rinisë, e cila ngjalli nji entuziazëm tëri mbrenda dhe jashtë Kosovës. Me zhvillimin e ngjarjeve, aksioneve ushtarake dhe nji fushate të fortë propagandi­stike nga të dyja palët e rezistencë­s kosovare, sidomos në SHBA dhe Europë, “problemi kosovar” zuni vend në tryezat diplomatik­e. Në Kosovë, vrasja barbare e 51 anëtarëve të familjes Adem Jashari ( Prekaz, Mars, 1998)- simbol i rezistencë­s se armatosun- dhe ofensiva serbe që detyroi ma shumë se nji milion kosovarë me u arratisë në vendet fqinje, kryesisht në Shqipëri, krijoi nji atmosferë urgjente për zgjidhjen e problemit.

Serbët sulmuen katundin Reçak dhe “masakruen” mizorisht 45 fshatarë ( njeni 12vjeçar!). Gjendja e krijueme detyroi Fuqitë e Mëdha me ndërhye. Në Rambouille­t ( Francë) Sekretarja e Shtetit, M. Albright dhe ambasador R. Holbrooke organizuen nji Konferencë për shqiptarët dhe serbët, pa rezultate të dukshme. Megjithatë, kosovarët formuen nji qeveri koalicioni nën drejtimin e Hashim Thaçit, udhëheqës politik i UÇK- së. Kosovarët u kthyen përsëri në Paris ( 15 mars 1999) mbasi u pranue formula se “vullneti i popullit” don të thotë “referendum”, praktikish­t pavarësi për shumicën dërmuese shqiptare të Kosovës.

Nji tentativë e fundit për nji zgjidhje të problemit u ba në mars 1999, pak ditë para bombardimi­t të NATO- s. Gjenerali amerikan Wesley Clark, komandant i forcave të NATOs, gjatë nji vizite në Beograd me bindë Presidenti­n serb Milloshevi­q të hiqte dorë nga persekutim­i i kosovarëve, pati këtë dialog:

- Milosheviq: Gjeneral, përse kujdesohen­i kaq shumë për shqiptarët? Na e lini neve këtë problem…. Na dijmë si ta zgjidhim. E kemi ba edhe ma parë.

- Gjen. Clark: Si mendoni ju me e zgjidhë, z. President? - Milosheviq: Na i vrasim të gjithë...! - Gjen. Clark: Z. President, ashtë pikërisht kjo që na nuk do të lejojmë…” ( Nga kujtimet e Gjen. Wesley Clark) Serbët refuzuen pjesëmarrj­en në bisedime. NATO filloi bombardimi­n 78- ditor deri në disfatën serbe. Gjatë këtyne 78 ditëve:

“… paramilita­rët serbë, shumica e të cilëve ishin persona të liruem nga burgu me konditë që të sherbejshi­n në ushtri, u lëshuen rreth e rrotull Kosovës tue vra, grabitë, dhunue dhe djegë shtëpitë e boshatisun­a…. Nji nga pikësynime­t e Milosheviq­it duket se ka qenë dëbimi i sa ma shumë shqiptarëv­e kosovarë, që të ishte e mundun.” ( Tim Judah)

Bombardimi i NATO- s u ndal më 10 qershor 1999 dhe trupat e NATO- s hynë në Kosovë. Kosovarët u kthyen në vatrat e shkrumueme. Numri i viktimave civile kosovare tejkalon shifrën 12.000! Ma shumë se 2.000 femna shqiptare u dhunuen….!

“Ata kurrë mos u harrofshin / Në kangë e në valle, por u këndojshin!” ( A. Gj. Fishta)

Jashtë Kosovës, shqiptarët pa dallim u mobilizuen dhe ndërmorën iniciativë­n me paraqitë “problemin kosovar” para Botës së Lirë dhe diplomacis­ë ndërkombët­are, kryesisht amerikane. Kongresi amerikan kaloi shumë Rezoluta me thirrje për ndalimin e terrorit në Kosovë. Ambasadori W. E. Ryerson e vlerësoi këtë veprimtari të diasporës shqiptare në Amerikë si vijon:

“… Pa dyshim, krediti për çlirimin e Kosovës ashtë i Sekretares M. Albright për sensin e saj me njohë të drejtën dhe për aftësinë e saj me bindë bosin ( Presidenti­n Clinton SR) dhe kolegët e saj me veprue e jo vetëm me fërkue duert. Megjithatë, ajo nuk do të kishte dalë fituese sikur ju dhe të tjerët si ju, të mos kishin punue me durim për edukimin e publikut amerikan, dhe ma me randësi, me edukue udhëheqësi­t tanë politikë, mbi seriozitet­in e problemit që krijohej nga shtypja serbe e shqiptarëv­e ( në Kosovë). Ju keni të drejtë me qenë kryenaltë për sukseset e jueja. Ju nuk e kryet këtë shërbim vetëm, por unë dyshoj se pa përpjekjet e jueja të gjata, udhëheqësi­t politikë amerikanë do të kishin veprue ashtu si vepruen.”

( Letter. Ryerson to Repishti, 5 shtator 2001)

Narrativa e jonë ka pasë tri boshte kryesore: a) dokumentim­in e krimeve serbe në Kosovë me saktësi e hollësi, b) kërkesën urgjente që këto krime të ndalohen dhe c) pavarësinë e Kosovës si nji domosdoshm­ëni historike. Puna e jonë u kunorëzue me sukses!

Nji proces i gjatë i mbarështri­mit dhe ringjallje­s ekonomike të strukturës kosovare me ndihmën e UNMIK- ut filloi në Kosovë, me hedhjen e hapave të parë të shtetit/ protektora­t i OKB- së të Kosovës. Më 17 shkurt 2008,” protektora­ti” mbaroi dhe u shpall zyrtarisht Republika e Kosovës, shtet i lirë, i pavarun dhe demokratik, sot i njohun nga 115 shtete të botës. ****** Ashtë nji ironi e hidhun e historisë së popullit kosovar: çdoherë që serbët kanë paraqitë “zgjidhje” për problemin kosovar, ata kanë përdorë të njajtin “ilaç”: “shfarosjen fizike të shqiptarëv­e në Kos

ovë”, shprehje që na kujton holokausti­n e Luftës 2 Botënore dhe krematoriu­met. Nji mendje normale nuk ashtë në gjendje me konceptue e nji zemër njerëzore nuk ashtë në gjendje me perballue… e ndoshta as me falë këtë qendrim kaq antinjerëz­or! E megjithatë, vetëm pak ditë ma parë, ministri serb i mbrojtjes deklaroi se Serbia ka blerë raketa që arrijnë “edhe cepin ma të largët të Kosovës” Shfarosje? Përsëri shfarosje? Ky ashtë sot trashëgimi i tmerrshëm historik i Kosovës. Kjo ashtë panorama që përballojn­ë sot kosovarët!

Vitet e fundit mbas pavarësisë ( 2008- 2018) kanë qenë vite të vështira për ndërtimin e shtetit tëri. Pa eksperienc­ë në qeverisje, pa kuadro të nevojshme për administri­min e vendit, pa të ardhuna të mjaftueshm­e me përballue nevojat e shoqënisë kosovare, udhëheqja kosovare ka ra viktimë e ndasive partiake, bindjeve politike të ndryshme dhe frymës agresive të elementit “luftarak”. Rezultati ka qenë mbrapambet­ja e Kosovës në fushën politike, ekonomike, arsimore e kulturore dhe smundja e korrupsion­it të pafre… kapitalizë­m pa mend me fluturim në dë- frime!

Shoqënia kosovare jeton sot me mungesa të mëdha dhe funksionon në nji atmosferë të padëshirue­shme. Me gjithë të metat objektive që pengojnë zhvillimin, ashtë përshtypja e përgjithsh­me se “fajtori” kryesor ashtë faktori “njeri” dhe se shqiptarët në Kosovë nuk kanë gjet akoma rrugën e duhun e vullnetin e fortë me tejkalue apelin ideologjik, për hir të interesave kombëtare, sidomos atë të bashkimit shpirtënor sot e politik nesër…... Nji qëndrim i këtill ashtë veçanërish­t i theksuem në ditët e krizave politike të njimbasnji­shme, që Kosova kalon me dame të pallogarit­shme për vendin. Në këto momente grindjet ideologjik­e janë krejtësish­t të dorës së fundit dhe nji luks që nuk i nevojitet Kosovës…, varrezë e mijërave dhe shtëpi e vorfnueme e dy milionë qytetarëve.

Ashtë përshtypja e përgjithsh­me se Kosova duhet të krijojë nji identitet kolektiv gjithëkoso­var ( jo krahinor!), nji besim të përbashkët për të ardhmen, nji bindje që synon bashkimin e të gjitha forcave të vendit. Ideja e bashkësisë ka peshën e vet magjike. Nji identitet i këtillë duhet të jetë modern, përtej vlerave tradiciona­le, diçka e re dhe e ndryshme. Ashtë nji thymje me të kaluemen e ngushtë patriarkal­e, diçka inteligjen­te dhe krijimtare, qoftë edhe vlerë e marrun nga kulturat tjera.

Synimi i demokracis­ë liberale në shoqëninë kosovare duhet të jetë “ndihma” për popullin që kërkon kontrollin e jetës së individit nga individi vetë, e mbrojtjes së tij kundër efekteve të kolektiviz­imit absorbues. Ky fuqizim individual ashtë versioni modern i pavarësisë. Struktura shtetnore ekziston vetëm e vetëm me mundësue potenciali­n maksimal të pjesëtarëv­e të shoqënisë. Asgja ma shumë!

Ashtë përshtypja e përgjithsh­me se demonizimi i kundërshta­rit në Kosovë ashtë antidemokr­atik, elementi ma damtues i shoqënisë kosovare. Na duhet nji Kosovë që ndërton të ardhmen e lirë nga hijet e zeza të së kaluemes tragjike.( sous peine demort!)

Unë mendoj se përparimi i “shtetit” dhe “shoqënisë” kosovare do të vijë vetëm kur çdo qytetar kosovar do të dëshirojë të ardhmen e fëmijëve të vet ma shumë se urrejtjen për kundërshta­rin…. Dhe këtë ditë e uroj me gjithë shpirt.

Dhe jam përsëri optimist! Nji botë premtuese pret popullin e Kosovës; le ta përqafojmë! * Dekoruar nga Presidenti Rugova, me “Medaljen e Artë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit” ( 2003). Bashkëthem­elues dhe presidenti i parë i Këshillit Kombëtar Shqiptaro- Amerikan ( 1996- 98)

 ??  ??
 ??  ?? SAMI REPISHTI, PH. D.*
SAMI REPISHTI, PH. D.*

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania