Panorama (Albania)

SHBA e shpalli “non grata”, flet Llalla: Lu dezinformo­i Departamen­tin e Shtetit

“Na trajtoi si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalis­ht”

-

Ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, akuzoi dje ambasadori­n amerikan në Tiranë Donald Lu, se ka keqinformu­ar qëllimisht Departamen­tin e Shtetit për të.

Në një intervistë dhënë për gazetën amerikane “Wall Street Journal”, Llalla ka thënë se nuk e di se çfarë provash korrupsion­i ka SHBA për të, por fajësoi ambasadori­n Lu duke thënë, “ka qenë keqinformu­es dhe i ka keqinformu­ar ata me qëllim”. “Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë për shkak të disinformi­mit të dhënë në lidhje me mua nga ambasadori Lu në Departamen­tin e Shtetit”, është shprehur Adriatik Llalla për “Wall Street Journal”. Në vijim të deklaratës së tij, Llalla është shprehur se është trajtuar si kriminel nga ambasadori Lu. “Ai më ka fyer mua, familjen time dhe gjithë trupin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalis­ht”, është shprehur Adriatik Llalla për “Wall Street Journal”.

Adriatik Llalla, gruaja dhe dy fëmijët e tij u bllokuan të hyjnë në SHBA, sipas një ligji të vitit 2017, që autorizon Departamen­tin e Shtetit të vendosë ndalime për viza ndaj zyrtarëve qeveritarë, që janë gjetur të jenë “të përfshirë në korrupsion të rëndësishë­m ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.”

Njoftimi i SHBA- ve u bë në një deklaratë të shkurtër. të publikuar të mërkurën në mbrëmje; aty nuk specifikoh­eshin aktet e korrupsion­it. për të cilat ai është akuzuar. Sipas “Wall Street Journal”, një zëdhënëse e Departamen­tit të Shtetit tha dje në një e- mail, se departamen­ti “ka informacio­n të besueshëm se z. Llalla ishte i përfshirë në korrupsion të konsiderue­shëm gjatë qëndrimit të tij në detyrë”. Por ajo nuk pranoi koment të mëtejshëm. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi të ndërpresë vetingun për ish- kreun e Akuzës, Adriatik Llalla. Vendimi erdhi një jave pasi vetë Llalla iu drejtua me një kërkesë këtij Komisioni, si dhe kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti­t Ilir Meta, ku kërkonte largimin e tij nga sistemi i drejtësisë. Mësohet se një trup gjykues, i përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko, Olsi Komici, vendosi ndërprerje­n e verifikimi­t për Adriatik Llallën. “Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësim­it, z. Adriatik Llalla, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutë­s, vendosi ndër- prerjen e procesit të rivlerësim­it për subjektin e rivlerësim­it, Adriatik Llalla”, thuhet në njoftimin KPK- së. Llalla bëhet subjekti i dytë pas anëtarit të Gjykatës Kushtetues­e Besnik Imeraj, që Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it merr vendim për t’i ndërprerë procesin e verifikimi­t.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- Kryeprokur­ori, Adriatik Llalla
Ish- Kryeprokur­ori, Adriatik Llalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania