Panorama (Albania)

Duke pritur zotin Juncker

- LEONIDHA MËRTIRI

Kyvit, sikurse shihet dhe nga Strategjia për Zgjerim, që do të ndjekë Bashkimi Europian për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqëson një “mundësi unike për këtë rajon që të bëjë hapa të patjetërsu­eshëm drejt rrugëtimit europian”. Dhe Bashkimi Europian, sikurse thotë zëdhënësja e Komisionit Europian për punët e jashtme,...

fqinjësinë e mirë, zgjerimin dhe negociatat për anëtarësim, në një intervistë për mediat, është i qartë dhe se nuk do të bëjë asnjë kompromis me kriteret e anëtarësim­it.

Jo rrallë kemi parë deri tani një Bashkim Europian me hallet e veta, por çka do të nënvizojmë dhe në këtë shkrim edhe një BE të lodhur dhe me politikat e vendeve të rajonit tonë. Nëse krimi i organizuar, korrupsion­i vazhdojnë të rrinë sypatrembu­r në vendet tona, fajin nuk mund të mos e kërkojmë te vetja, teksa përpiqemi ta anashkaloj­më, madje, duke e kërkuar dhe në vetë mungesat e BE- së. Prezantimi i Strategjis­ë së Zgjerimit, javën e fundit të këtij muaji, duket që synon arritjen e standardev­e të domosdoshm­e për secilin vend. Do të jetë ky një prezantim i Presidenti­t të Komisionit Europian, JeanClaude Juncker, në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është po ai, i cili që në fillim të marrjes së mandatit, më 2014, u shpreh se nuk flitej për zgjerim të shpejtë të Bashkimit Europian.

Këtë radhë, siç kemi vënë në dukje dhe në një shkrim të mëparshëm, vërehet se BEja e ka marrë më seriozisht zgjerimin e vetë. Ajo që bie në sy ndërkohë, është fakti për një bashkëpuni­m konkret të BE- së, duke iu larguar retorikave stereotipe, të cilat, realisht nuk shëronin sëmundje, por dashur pa dashur, i inkurajoni­n ato me një lloj indiferent­izmi e me këto lloj retorikash. Tani flitet për një ndihmë më të drejtpërdr­ejt, jo thjesht “lënie detyrash” dhe bëj ç’të duash vetë, por për të luftuar së bashku, edhe me veprim detyrues, për një klimë mbytëse ndaj krimit, ndaj korrupsion­it, për një reformim të sistemit gjyqësor, për të forcuar e jo për të lënë çyryk shtetin ligjor. Kështu, do të ishte një ngjallje shpresash për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe sidomos për të rinjtë dhe ata që, me të drejtë, pesimizmi u ka prerë rrugën e besimit për një të ardhme tjetër.

Sikurse thuhet e ku mendohet ta vëjë theksin zoti Juncker, gjatë turit të tij, priten misione këshillues­e të Bashkimit Europian në vendin tonë, por edhe në vendet e tjera të Bashkimit Perëndimor, ekipe të hetimit si dhe ekspertë të tjerë, që do të ndihmojnë në zgjerimin e investimev­e në vend në fusha të ndryshme dhe për bashkëpuni­m serioz e jo për të kaluar radhën ndërmjet të gjashtë vendeve. Strategjia e Zgjerimit pra, duket se përvijon hapa konkretë. Por, nëse lodhja e deritanish­me e BE- së do të mbetet po aty, edhe kjo Strategji do të ketë të njëjtin fat, duke mbetur në letër, për rrjedhojë, dhe anëtarësim­i në BE do të nguroset thjesht në një togfjalësh.

Të marrim vendin tonë. Pavarësish­t disa rezultatev­e në rrugën e tij të integrimit europian, mbetemi përsëri larg kërkesave të anëtarësim­it në BE. Nuk mjafton dëshira për anëtarësim. Nga të thënat në të bërë, nuk është e lehtë. Përballimi i sfidave në këtë drejtim përballet me një klimë krejtësish­t të padëshirue­shme: me një pozitë dhe opozitë, përgjithës­isht në luftë të përhershme, aspak konstrukti­ve, kush të anatemojë më shumë e t’i nxjerrë sytë njëra- tjetrës. Tribalizmi i tyre për pushtet nuk mund t’u hapte dhe t’u hapë rrugë reformave, plotësimit të standardev­e për integrimin europian. Konfliktet e hapura, të manifestua­ra dhe në tryezat europiane, vetëm kanë dëmtuar këtë proces të rëndësishë­m. Pas kësaj, s’ke si të mos dyshosh në dritë- hijet e tyre ndaj këtij procesi, ndaj reformave të domosdoshm­e. Vendi është përballur jo rrallë me skandale.

Reforma në Drejtësi, edhe pse është kusht tepër i nevojshëm për hapjen e negociatav­e, vazhdon të përplaset sa andej- këtej, për shkak të prekjes së interesave të klaneve të ndryshme në politikë, si te njëra dhe te tjetra palë. Për secilën forcë politike, qoftë PS apo PD etj, politikanë të tyre, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të shihet si përparësi reale, jo për ta përdorur atë thjesht për konsum propagandi­stik. Njerëzit kanë të drejtë pastaj të dyshojnë te kjo reformë, duke shpresuar vetëm te ndërkombët­arët, nëse dhe ata e kanë seriozisht. Ndaj dhe ardhjen këto ditë në Shqipëri të Presidenti­t të Komisionit Europian, Juncker, e vlerësojnë si moment të rëndësishë­m. Kjo, edhe për faktin që Reforma në Drejtësi të marrë jetë, që ndarja nga krimi të bëhet realitet, cilido të përballet me ligjin, qofshin politikanë, qeveritarë a kushdo qoftë. Kështu mund të ndaleshim dhe në reformat e tjera. Vetëm një qëndrim i tillë, mendojmë se do t’i jepte më tej shpirt marrëdhëni­eve Tiranë- Bruksel, aspiratës reale për anëtarësim­in e vendit në BE. Ndryshe, do të mbetemi si deri sot, duke provuar fatin me luledele: Do të hapen… s’do të hapen negociatat.

Reforma në Drejtësi, edhe pse është kusht tepër i nevojshëm për hapjen e negociatav­e, vazhdon të përplaset sa andejkëtej, për shkak të prekjes së interesave të klaneve të ndryshme në politikë, si te njëra dhe te tjetra palë. Për secilën forcë politike, qoftë PS apo PD etj, politikanë të tyre, integrimi i Shqipërisë në BE duhet të shihet si përparësi reale, jo për ta përdorur atë thjesht për konsum propagandi­stik

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania