Panorama (Albania)

Zbulohet i dashuri i ri i Olta Gixharit. Fotot, historia e dashurisë së deputetes me të fejuarin

“PANORAMA PLUS”/ PARA DY VITESH, SHERR PER NJE MASHKULL, REALITETI NDRYSHE I XHESIKA NDOJES E GUGUT

-

Të gjithë e kujtojnë sherrin publik për një mashkull, të dy vajzave të tregut të muzikës, Xhesika Ndojës dhe Merita Haxhias ( Gugu). Ishte vetë Gugu ajo që deklaroi në ekran se pas urrejtjes mes saj dhe Xhesikës fshihej xhelozia dhe lufta për një mashkull. “Xhesikës i mora të dashurin”, ishte deklarata që Gugu bëri vetë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës. Gugu thotë se ka qenë pikërisht historia e të dashurit, ajo që ka ndezur “armiqësinë” me Xhesikën, edhe pse secila bën sikur nuk e njeh tjetrën. Gugu rrëfeu në atë kohë se djalin, për të cilin hynë në sherr, ajo ia kishte dalë ta bënte për vete duke e prezantuar me të afërmit, pra, kishin hyrje e dalje familjare. Madje, ajo tregoi se marrëdhëni­a e tyre nuk ishte e zakonshme dhe klasike, sa i takonte jetës seksuale. Ajo u shpreh në atë kohë se i kishte propozuar partnerit edhe marrëdhëni­e “treshe”, me një tjetër vajzë. E tashmë që kanë kaluar dy vjet nga sherri që bëri namin në rrjetet sociale, realitetet e dy vajzave sa i takon jetës private, kanë ndryshuar, pasi ajo që është “single” sot është Gugu. Siç mësohet, Gugu është ndarë nga i dashuri dhe këtë fakt e ka deklaruar vetë me fotot e reja artistike të realizuara për 14 Shkurt nga Fjoralba Maliqi. E shtrirë me këmbët e ngritura ajo fton ndjekësit me pyetjen: “Kush është Shën Valentini im?”, duke nënkuptuar kështu se tashmë është single. Ky mund të konsideroh­et një rikthim në rrjetet sociale për Gugun, e cila prej kohësh ishte zhdukur nga qarkullimi. Ndryshe është realiteti me Xhesika Ndonjën, e cila ka deklaruar se është super e dashuruar këtë kohë, duke marrë madje dhurata luksoze nga njeriu i zemrës. “Faleminder­it! Kjo është dita ime e Shën Valentinit”, shkruan ajo poshtë fotove të dhuratave, që mori më 14 Shkurt ku nuk munguan lulet”. Sa i takon jetës profesiona­le, të dyja shihen të udhëtojnë, por as njëra, as tjetra nuk kanë deklaruar se janë duke punuar për ndonjë këngë të re.

 ??  ??
 ??  ?? OLTA GIXHARI ( MAJTAS) FAQJA E PARE E “PANORAMA PLUS”
OLTA GIXHARI ( MAJTAS) FAQJA E PARE E “PANORAMA PLUS”
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania