Panorama (Albania)

Ndihma ekonomike, kriteret dhe kategoritë që përjashtoh­en

“Familjet që nuk plotësojnë kushtet, të riaplikojn­ë në bashki”

- ADA HAZIZOLLI

Reformimi i skemës së ndihmës ekonomike ka nisur të japë efektet e para. Vetëm këtë muaj, dhjetëra familje janë gjendur përballë faktit të ndërprerje­s së asistencës.

Për Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, kjo nuk është gjë tjetër veçse faza e parë e “aksionit” për pastrimin e skemës nga abuzuesit. Ky raund i parë do të pasohet nga një tjetër që lidhet me inspektime­t në terren. Nga ky filtër i ri pritet të fshihet çdo hapësirë për abuzime të mëtejshme, ndonëse gjithnjë mbetet një portë e hapur, si mundësi për trajtime selektive.

KRITERET Me ndryshimet që kanë nisur të aplikohet, sipas zv. ministres së Shëndetësi­së, Bardhylka Kospiri, janë hequr disa nga kriteret penalizues­e. “Për herë të parë kanë pasur mundësi aplikimi 18 mijë aplikues, të cilët deri dje nuk mund të përfitonin asistencë për shkak të kritereve përjashtue­se të skemës së vjetër: Nëse ndryshoje vendbanim nga një zonë në tjetrën, nuk e merrje ndihmën ekonomike, sot ky kriter është hequr”. Me rregullat e reja, familjet që trajnohen me ndihmë ekonomike dhe ato që do të përfitojnë rishtazi, kanë detyrimin që çdo tre muaj të deklarojnë mbi gjendjen në të cilën ndodhen. Një formular me 52 tregues, do të jetë bazë për përllogari­tjen e masës së përfitimit. Gjatë procesit për mbledhjen e të dhënave, përveç informacio­nit bazë nga aplikantët kërkohet edhe informacio­n mbi banesën, dritat, elektrosht­ëpiaket, gjënë e gjallë etj. Me dixhitaliz­imin e skemës, asistenca ka shkuar nga 3500 lekë që ka qenë në 5600 lekë në muaj, por jo më shumë se 8000 lekë. Por zbatimi i kësaj formule ka penalizuar shumë familje, duke iu hequr të drejtën e përfitimit. “Jemi në fazën kur ka përfunduar vlerësimi i parë i aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike, e cila po shtrihet në të gjitha qarqet e vendit. Sistemi i ri është transparen­t dhe funksionon përmes regjistrit elektronik, i cili duke qenë i lidhur me të gjitha sistemet online, të Tatimeve, Zyrës se Punësimit, të Hipotekave, Drejtorisë së Transporti­t, Sigurimet Shoqërore, etj. eliminon abuzuesit”, nxitoi të sqaronte dje në konferencë­n për mediat, zv. ministrja e Shëndetësi­së. Si për të përligjur masat e ndërmarra, Kospi- ri u ndal edhe në raste konkrete, duke prezantuar dosje familjesh që trajtohesh­in në mënyrë abuzive me asistencë. APLIKIMET NË BASHKI

Një ndër të metat e sistemit të ri që është ngritur, është se penalizon një pjesë të familjeve, që edhe pse janë në kushtet për të përfituar asistencë, s’mund ta marrin atë pasi bien ndesh me kriteret e vendosura. Raste të tilla ministria i adreson pranë njësive bashkiake, që të dorëzojnë kërkesë. “Ka familje në nevojë, të cilat nuk arrijnë të plotësojnë kriteret, por ato nuk e humbasin mbështetje­n ekonomike. Nëpërmjet rivlerësim­it, ato rikthehen si pjesë e skemës duke aplikuar në Bashki. Të gjitha Bashkive u është dhënë një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike për këto familje, që nuk plotësuan kriteret për t’u futur në sistem. Ndaj, i drej- tohemi çdo familjeje që nuk ka fituar në këtë fazë, por që realisht është në nevojë, që të paraqitet menjëherë për aplikim pranë bashkive, të cilat duhet të përdorin fondin e vënë në dispozicio­n për këto raste, fond i cili tashmë është dyfishuar nga 3 në 6%”, sqaroi dje Kospiri.

 ??  ?? Zv. ministrja Kospiri
Zv. ministrja Kospiri
 ??  ?? Zv. ministrja e Shëndetësi­së, Bardhylka Kospiri
Zv. ministrja e Shëndetësi­së, Bardhylka Kospiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania