Panorama (Albania)

Kotzias: Me Shqipërinë zgjidhëm çështjet e hapura

- Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha për televizion­in grek “Alpha” se me Shqipërinë ka zgjidhur problemet e hapura që prej 70 vitesh. “Turqit i ka bërë nervozë fakti se jemi në dialog dhe në zgjidhje të problemeve tona. Ndoshta i bën shumë nevrikë edhe fakti se po zgjidhim problemet me Shqipërinë dhe besojmë se do t’i zgjidhim dhe me Maqedoninë sepse “dara” që duan të krijojnë për Greqinë, është që ne të mos kemi probleme vetëm në Mesdhe, në Egje, por të kemi probleme dhe në veriun tonë. Para një muaji përfunduam në Shqipëri të gjithë pakon e çështjeve të hapura që kishim këtu e 70 vjet, 60 dhe 50 vjet më parë dhe kjo mendoj se është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë çështje të hapura. Tre vitet e fundit po punojmë shumë që të stabilizoj­më dhe të zhvillojmë Ballka- nin dhe bashkëpuni­min ndërballka­nik”, tha Kotzias. Ai e vlerësoi palën shqiptare si më të pjekur për të zgjidhur problemet. Pyetjes se çfarë i ngut shqiptarët që po nxitojnë të zgjidhin problemet me Greqinë, ministri i Jashtëm grek Kotzias, tha se shqiptarët janë bërë më të pjekur. “Do të thoja se kli- ma ndërkombët­are i detyron që të tregojnë më shumë pjekuri sa u takon problemeve. Me shqiptarët, me mirëkuptim­in tonë, kemi 2 vjet e gjysmë që negociojmë. Pra, u poqën dhe është logjike që një moment të shkojmë drejt fundit. Shpresoj të shkojmë aty”, tha Kotzias. Sipas tij, shpërbërja e Maqedonisë do të krijonte një Shqipëri të Madhe të rrezikshme. “Disa këtu në Greqi kërkojnë të rrëmbejmë armët dhe të luftojmë në Maqedoni. Sinqerisht, më besoni, skenari më i keq për politikën e jashtme greke do të ishte shpërbërja e Maqedonisë. Do të kishim mbi kokë një Shqipëri të Madhe me nacionaliz­ëm agresiv dhe një Bullgari të Madhe me nacionaliz­ëm agresiv po ashtu. Unë e them shpesh jashtë shtetit, që është dhuratë nga Zoti që ekziston ky shtet, vetëm që ka kumbarë të gabuar”, tha Kotzias.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania