Panorama (Albania)

Letra e dekanëve: Të shkarkohet rektori. Qëndrimi i tij, në dëm të universite­tit

-

Disa muaj përpara se Kryeminist­ri Edi Rama t’u vinte ultimatum për zgjidhjen e ngërçit, pasi në të kundërt do të kishte “prerje kokash”, katër dekanë të UT- së i kishin nisur një letër ministres ku kërkonin largimin e rektorit Mynyr Koni, pasi qëndrimi i tij është në dëm të interesave të vetë universite­tit. Në letrën drejtuar ministres, që në datën 16 tetor të vitit të kaluar, thuhet se Rektori Koni nuk njeh autoriteti­n e tij, duke marrë kompetenca­t e administra­torit dhe të Bordit të Administri­mit, ka nënshkruar kontrata furnizimi me fekste financiare, ka bllokuar pagat e punonjësve të rektoratit e ka vonuar ato të pedagogëve të Shkencave të Natyrës, si dhe ka bllokuar databazën e shërbimeve informatik­e. Të gjitha këto, sipas dekanëve, kanë krijuar anomali me pasoja deri në bllokimin e disa proceseve akademike dhe administra­tive. Dekanët thonë se në të njëjtin rezultat kanë dalë edhe institucio­ne të larta që e kanë audituar. “Për një pjesë të problemati­kave, Universite­ti i Tiranës është përballur dhe u është nënshtruar verifikime­ve edhe nga institucio­ne jashtë tij si Gjykata, MAS, Ministria e Financave dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Të gjitha këto institucio­ne, për aspekte të ndryshme të administri­mit, për të cilat bëhet fjalë, kanë konstatuar apo vendosur se Rektori i UT ka qenë në shkelje flagrante të ligjit dhe se ai, me dashje dhe në mënyrë persistent­e, ka marrë kompetenca­t e autoritete­ve të organeve të tjera, që ligji i ngarkon në ushtrimin e funksionev­e konkrete”, citohet në letrën drejtuar ministres së Arsimit. Nisur nga kjo, dekanët i kërkojnë ministres një auditim të shpejtë të veprimtari­ve të UT- së, pezullimin e Rektorit, si dhe propozimin për shkarkim nga Presidenti.

 ??  ?? Dekanët në konferencë­n për shtyp
Dekanët në konferencë­n për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania