Panorama (Albania)

Ahmetaj: Forumi, nxitje ekonimisë së vendit

Cutillo: Prezenca e kompanive italiane në Shqipëri do të konsolidoh­et

-

Shqipëria javën e ardhshme do të presë në një forum biznesi 200 sipërmarrj­e italiane, të cilat do të kërkojnë si partnerë bashkëpuni­mi sipërmarrë­sit shqiptarë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, vlerësoi se mbajtja e forumit të biznesit Itali- Shqipëri, do të përforcojë marrëdhëni­et ekonomike mes dy vendeve. “Mirëpresim me entuziazëm një nismë të këtyre përmasave të organizuar nga partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë, në një vit kaq të rëndësishë­m për të ardhmen e vendit. Do të jetë një mundësi për t’u shfrytëzua­r më së miri nga të gjithë “, theksoi ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Nisma do të zhvillohet nga qeveria italiane. Ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, tha se ky forum do të shërbejë në rritjen e prezencës së kompanive italiane në Shqipëri. “Misioni i Sistemit është nisma e jashtme më e rëndësishm­e që Qeveria italiane orga- nizon për të favorizuar ndërkombët­arizimin e kompanive italiane dhe do të ketë qëllimin e dyfishtë që të ofrojë një mundësi të jashtëzako­nshme për të përkrahur aktivitete dhe investimet e reja italiane, si dhe për të konsolidua­r praninë e shumë kompanive italiane tashmë të pranishme në Shqipëri”, deklaroi ambasadori i Italisë në Shqipëri Al- berto Cutillo. Në forum do të marrin pjesë 350 delegatë nga Italia, nga institucio­ne, ente, shoqata, banka dhe rreth 200 sipërmarrj­e italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë euro dhe që do të takojnë mbi 200 sipërmarrj­e shqiptare të regjistrua­ra në takimet B2B. Misioni italian që do të mbërrijë në Tiranë të dielën, udhëhiqet nga zv. ministri i Zhvillimit Ekonomik Ivan Scalfarott­o. Gjatë forumit do të organizohe­n edhe seminare të përqendrua­ra te programet dhe instrument­et e financimit në rajon dhe tri tryeza sektoriale mbi fokuset e misionit – Infrastruk­turat, në kuptimin më të gjerë ( turizmi, spitalet, shkollat, transporte­t etj), Energjia dhe Green Tech dhe përpunimi ushqimor.

 ??  ?? Arben Ahmetaj dhe Alberto Cutillo
Arben Ahmetaj dhe Alberto Cutillo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania