Panorama (Albania)

Prezantohe­t drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj

-

Ditën e djeshme, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Tiranës, që është Kastriot Skënderaj. Skënderaj u prezantua gjatë një ceremonie formale në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka vlerësuar Skënderajn si një efektiv me integritet që ka treguar profesiona­lizëm në detyrat e mëparshme. Ai shprehu bindjen se me detyrën e re, Skënderaj do të përmbushë objektivat me sukses. Po kështu, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, falënderoi edhe efektivët e Drejtorisë së Policisë Tiranë, për përkushtim­in që sipas tij, kanë treguar gjatë kohës kur ai ishte në krye të kësaj drejtorie. Veliu kërkoi që rezultatet e arritura nga kjo drejtori të vazhdojnë në rritje edhe nën drejtimin e Skënderajt. Ky i fundit ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Policisë Kufitare të Tiranës, dhe vjen nga një karrierë e gjatë në Policinë e Shtetit. Gjatë fjalës së tij, Skënderaj ka siguruar drejtorin e Përgjithsh­ëm, Ardi Veliun, se bashkë me ekipin do të përmbushin objektivat e reja të Policisë së Shtetit. Lëvizjet në Polici kanë nisur që ditën e enjte, ku Veliu prezantoi Rebani Jaupin si drejtor të Menaxhimit të Informacio­nit dhe Mbrojtjes së të dhënave në Policinë e Shtetit dhe zv/ drejtoren e Policisë së Shtetit, Aida Hajnajn. Gjithashtu, të enjten është prezantuar edhe Gjovalin Loka, si kreu i ri i Departamen­tit të Sigurisë Publike. Loka ishte drejtor i Policisë së Shkodër. Në ditët në vazhdim, pritet që të emërohet edhe drejtori i ri në Shkodër.

 ??  ?? Gjatë prezantimi­t të drejtorit të Policisë së Tiranës
Gjatë prezantimi­t të drejtorit të Policisë së Tiranës
 ??  ?? Kastriot Skënderaj dhe Ardi Veliu
Kastriot Skënderaj dhe Ardi Veliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania