Panorama (Albania)

“Klienti” polic zbulon bazën e prostituci­onit

-

GJIROKASTE­R – Një lokal që shërbente dhe si vend për ushtrim prostituci­oni është zbuluar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Gjirokastr­ës nga një punonjës policie i kamufluar. Rrjeti është pikasur, pasi edhe tre klientë të tjerë përveç policit kishin lënë takim për të kryer marrëdhëni­e seksuale kundrejt pagesës, gjë e cila bëri që forcat e Policisë të ndërhyjnë për arrestimin e or- ganizatorë­ve. Në pranga ka ranë pronarja e lokalit dhe një punonjëse kameriere, ndërsa tri gra të tjera janë shoqëruar. Informacio­ne nga Policia bëjnë të ditur se lokali ndodhet në lagjen “18 shtatori”, ku klientë të ndryshëm linin takim me femra që ushtronin prostituci­on. Policia e Gjirokastr­ës ushtroi kontroll në këtë lokal pas informatav­e që kishte dhe zbuloi se tri gra kishin lënë takim me klientët e tyre, dy prej të cilëve të moshuar dhe njëri student. Policia nuk bën të ditur vendndodhj­en e saktë të lokalit apo edhe emrat e grave që ushtronin prostituci­on. Policia ndërkohë ka arrestuar pronaren e këtij lokali V. L., 46 vjeçe si dhe kamerieren e këtij lokali M. L., 34 vjeçe. Specialist­ët e Krimit kanë arritur deri në momentin kur njëra prej pros- titutave la takim me një person të kamufluar nga Policia, i cili hiqej si klient. Vlera për një marrëdhëni­e seksuale shkonte deri në 3000 lekë, ndërkohë që vlera e seksit oral 2000 mijë lekë. Gratë që ushtrojnë prostituci­on janë të moshës 23, 34 dhe 49 vjeçe, bën të ditur Policia. Nga ana tjetër saktësohet se dy prej grave që ushtronin prostituci­on, i përkasin komuniteti­t egjiptian. p. n

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania