Panorama (Albania)

Pallati i rrezikuar nga balta, banorët në protestë: Ndërhyni

Banorja: Deputetët e PS- së na kanë thënë vetëm fjalë të bukura

- GJIROKASTE­R/

Kur kanë kaluar 10 ditë nga rrëshqitja e dheut në “Kodrën e Shtufit” në Gjirokastë­r, gjë e cila rrezikoi shembjen e një pallati 8 katësh pasi tre katet e para u pushtuan nga balta, banorët kanë dalë në protestë për të kërkuar marrjen e masave.

Ata shprehen se deri tani nuk është bërë asgjë për normalizim­in e situatës, përveçse është dhuruar spektakël nga institucio­net e pushtetit lokal dhe qendror. Protesta e banorëve nisi në orën 18: 30 të së premtes, në hyrje të qytetit të Gjirokastr­ës, te Agjencia e Udhëtarëve dhe ka zgjatur gati 30 minuta. Synimi i tyre ishte bllokimi i aksit kombëtar, por në pamundësi të sigurimit të lejes nga ana e Policisë Vendore, ata janë grupuar në një vend të dukshëm duke dhënë sinjale se me gjendjen aktuale që mbizotëron në pallat, nuk mund të pajtohen. Protesta i drejtohej qeverisë, e cila, sipas tyre, ka qëndruar indiferent­e karshi kërkesave të tyre jetike. Të 21 familjet që janë rikthyer në pallatin 8 katësh, kërkojnë ndërhyrje pasi nuk ndihen të sigurt në kushtet kur balta ende nuk është larguar nga katet e para të këtij objekti banimi. Vetë ata kanë paralajmër­uar se forma e protestës do të marrë përmasa më të mëdha në ditët e ardhshme dhe do të arrihet deri në bllokimin e rrugës nacionale nëse nuk merren masa. Njëra prej protestues­ve shprehet se priste më shumë nga qeveria, por asgjë nuk ka ndodhur. “Na kanë ardhur deputetët e PS, na kanë thënë fjalë të bukura, por deri më tani nuk kemi asnjë lloj zgjidhjeje. Ky halli ynë nuk përbën shqetësim për ta fare sepse ata mirë i kanë vilat e tyre, ndërsa për ne nuk u plas shumë. Unë jetoj me frikë. Shiu që ra para 2 ditësh, na përmbyti prapë sepse ujërat na erdhën brenda në shtëpi, thua sikur kishte plasur ndonjë pus nëntokësor. Kemi shkuar në bashki por nga ana e saj, Bashkia s’ka fuqi fare. Ajo çfarë ka në dorë na e ka ofruar, atë fond që ka për të zgjidhur problemin tonë, është i pamjaftues­hëm. Tani se si do na vejë halli, nuk e dimë. Jemi në mëshirë të Zotit”, shprehet banorja, duke kërkuar të hiqet balta. Ndërsa një banor tjetër, Artan Shehu, shprehet skeptik për zgjidhjen e situatës nga ana e qeverisë. “Kërkojmë dhe do të rikërkojmë ndihmën e qeverisë sepse është organi kompetent për t’i dhënë drejtim situatës së krijuar. Nuk kërkojmë luks, por fillimin e punimeve. Deputetët e PS erdhën sa për show mediatik, sollën dy faroma, hoqën dy thasë me baltë dhe u zhdukën sapo u larguan mediat. Ata po tallen me ne, me hallin tonë. Erdhën, morën votat, ikën e nuk u dukën më. Halli është yni sepse jetojmë ne në këtë objekt, që kemi derdhur kursimet tona”, shprehet ai. Banorët, në një zë, shprehen se protesta e tyre nuk do të reshtë derisa situata të zgjidhet.

 ??  ?? Banorët e pallatit në protestën e djeshme
Banorët e pallatit në protestën e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania