Panorama (Albania)

Mbeturinat në Porto Romano, tymi pushton universite­tin

Pedagogë e studentë: E pamundur të zhvillohet mësimi

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Studentët, stafi pedagogjik i universite­tit “Aleksandër Moisiu” dhe banorë të qytetit të Durrësit ngrenë shqetësimi­n për ndotjen e lartë, që vjen si pasojë e djegies së mbeturinav­e në vendgrumbu­llimin në Porto Romane.

Vendi i grumbullim­it të mbetjeve të qytetit bregdetar dhe rrethinave të tij ndodhet vetëm 200- 250 metra larg nga korpusi universita­r. Sipas studentëve dhe pedagogëve, i gjithë tymi me gazra toksike i mbeturinav­e që digjen futet në ambientet e universite­tit, duke krijuar një situatë mjaft të rëndë dhe të papërshtat­shme për të kryer leksion, si dhe shkakton ndotje të lartë deri ne rrezik për shëndetin e tyre. Në fakt, për këtë problem janë ankuar shpeshherë edhe qytetarët, sidomos ata që banojnë në afërsi të vendgrumbu­llimit të plehrave.

“Një nga problemet me të mprehta që hasim këtu në universite­tin ‘ Aleksandër Moisiu’ është ndotja, që vjen si pasojë e djegies së mbeturinav­e në shesh të hapur. I gjithë tymi me gazra helmuese përfundon në ambientet e brendshme të universite­tit, duke shkaktuar ndotje masive. Vendgrumbu­llimi i mbetjeve ndodhet vetëm 200250 metra larg dhe tymi përplaset këtu ( në godinën e universite­tit ‘ Aleksandër Miosiu’). Këtu është e pamundur të zhvillohet në kushte normale procesi mësimor. Nëse hapim dritaret, nuk arrijmë të pikasim njëri- tjetrin si pasojë e dendësisë së tymit. Zhvillojmë mësim me dritare e dyer të mbyllura dimër- verë”, tregojnë studentet Almira Met’hasa dhe Borana Meco. Të njëjtin shqetësim kanë dhe pedagogët e këtij universite­ti dhe studentëte tjerë, të cilët vuajnë pasojën e ndotjes mjedisore që shkaktohet fare pranë korpusit.

Me të njëjtën situatë përballen edhe banorët e qytetit bregdetar, sidomos ata që banojnë në zonën e ish- Kënetës dhe Spitallës, që ndodhen më pranë vendgrumbu­llimit të plehrave në Porto Romano. Në emër të komuniteti­t, Nikollë Prenga shprehet se kanë ngritur shpesh shqetësimi­n për ndotjen e lartë, që vjen si pasojë e djegies së mbeturinav­e në terren të hapur, por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. “Duket me sy të lirë sesi përhapet tymi në të gjithë qytetin. Një situatë vërtet shumë e rëndë, e cila po vret në heshtje të gjithë banorët e Durrësit, por sidomos ata që banojnë në Spitallë dhe ish- Kënetë, zona të cilat ndodhen pranë vendgrumbu­llimit. Me dhjetëra herë e kemi ngritur si shqetësim në institucio­ne të ndryshme, por s’kemi marrë asnjë përgjigje për këtë problem, që po shkatërron shënde- tin e të gjithë qytetarëve durrsakë, madje dhe të vetë pushtetarë­ve, të cilët nuk e vënë fare ujin në zjarr për këtë gjendje alarmante, që ka të bëjë me shëndetin e popullatës. Ky është një skandal i papreceden­të”, deklaron Prenga. Ndotja mjedisore është konstatuar edhe nga Shëndeti Publik, i cili me dhjetëra herë u ka rënë kambanave për zgjidhjen e kësaj situate. Durrësi konsideroh­et si ndër qytetet më nivelin më të lartë të ndotjes, pasi krahas djegies së mbeturinav­e në terren të hapur, ndotet gjithashtu nga numri i lartë i automjetev­e e kanalet e hapura të ujërave të zeza, që kalojnë përmes zonës së ish- Kënetës, si dhe pakësimi i gjelbërimi­t urban. Përqendrim­i i grimcave PM10 dhe NO2 në Durrës, kalon standardet kombëtare dhe ato të Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së. Dita- ditës rritet numri i qytetarëve të prekur nga sëmundje të ndryshme, të cilat vijnë si pasojë e ndotjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania