Panorama (Albania)

Thellohet skandali, UEFA: Kërcënime anonime me vdekje

“Kërkojmë dënim më të gjatë për klubin”

-

UEFA ka dhënë dje sinjale të qarta për atë që pritet të ndodhë me klubin e Skënderbeu­t.

Në një komunikatë në faqen zyrtare ( uefa. com), qeveria e futbollit europian ka denoncuar kërcënimin që po u bëhet inspektorë­ve të Disiplinës, që po merren me çështjen e klubit korçar. Gjithashtu, citohet se edhe vetë presidenti Aleksander Ceferin, në një kohë që UEFA ka bërë të ditur se inspektorë­t që kanë kryer hetimin për Skënderbeu­n, belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Fernandez- Palasio, janë kërcënuar me jetë nga persona anonimë. Nga ana tjetër, citohet se organizmi më i lartë i futbollit do të kërkojë një dënim më të gjatë për klubin shqiptar. “Ata ( inspektorë­t) që po merren me këtë çështje, kanë mbështetje 100% nga unë”, ka thënë Ceferin.

KOMUNIKATA “UEFA po zhvillon aktualisht një hetim rreth përfshirje­s së klubit shqiptar KF Skënderbeu në ndeshjet e fiksuara. Skënderbeu ishte ndaluar më parë nga pjesëmarrj­a në kompeticio­net e UEFA- s për sezonin 2016- 2017 si rrjedhojë e përfshirje­s në manipulime. Ky dënim u mbajt në fuqi nga Gjykata e Arbitrazhi­t për Sportin ( KAS). Informacio­ne shtesë të siguruara nëpërmjet sistemit “UEFA BFDS” tani sugjerojnë për një skemë më të gjerë përfshirje­je nga KF Skënderbeu në manipulimi­n e ndeshjeve. Si rrjedhojë, UEFA tani do të kërkojë një dënim më të gjatë për klubin. Sot, Inspektorë­t e Disiplinës që po merren me çështjen, kanë marrë kërcënime anonime me vdekje, të cilat prezumohet se kanë si qëllim të frikësojnë ata dhe t’i ndalojnë të kryejnë punën e tyre. Këto kërcënime nuk do t’ia dalin dhe policia është informuar gjithashtu. UEFA mbetet plotësisht e përkushtua­r për të luftuar kundër manipulime­ve dhe i gjithë stafi i UEFA- s që punon në këto çështje thelbësore ka mbështetje­n e plotë të organizatë­s. Ky mesazh u përsërit sot nga presidenti i UEFA- s, Aleksander Ceferin, i cili deklaroi: “Ne kurrë nuk do të lejojmë asnjëherë që stafi i UEFA- s që punon në këto çështje apo çështje të tjera, të bëhet subjekt i kërcënimev­e apo frikësimev­e nga palë të treta. Ata kanë mbështetje­n e plotë të organizatë­s, përfshirë edhe mbështetje­n 100% nga unë.”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania