Panorama (Albania)

Si më ndihmoi partnerja të realizoja muzikantin, që dashurohet me shokun e tij

-

Keni punuar pesë vite për këtë projekt. Pra, pak a shumë ke përjetuar paralelish­t lidhjen me partneren Kaltrina Krasniqi, dhe atë me Alban Ukajn në film. Si ka ndikuar lidhja reale tek ajo në film dhe anasjellta­s?

Kaltrina është regjisore. Një prej artisteve më të dashura për mua, qysh prej kohësh. Nuk ka qenë fare problem kjo, për fat. Por më ka ndihmuar shumë që ta realizoj personazhi­n. Në fakt, nuk do t’ia kisha dalë pa Kaltrinën.

Je shprehur se, pasi e ndoqe premierën e filmit me partneren, frika jote ishte se ndoshta ajo hidhte sytë nga Albani, një mashkull shumë i pashëm e me trup shumë të bukur, sipas teje. Ekziston tek ty frika e braktisjes nga njeriu i zemrës për një tjetër më të mirë dhe si e menaxhon xhelozinë?

Xhelozia është ndjenjë që të mbush me jetë. Në doza të moderuara bën çudira. Por, thelbësish­t është emocion i ulët dhe ai që me të vërtetë lartësohet, e tejkalon si gjendje. Sidoqoftë, në intervistë­n që keni parë, kam qenë duke bërë shaka. Vazhdimish­t harroj t’ia kujtoj vetes të bëhem serioz para kamerave.

Tani që je bërë baba, cili është sekreti i pasionit mes teje dhe Kaltrinës?

Unë dhe Kaltrina njihemi tërë jetën. Pasioni është sekreti ynë.

Beson vetëm te martesa një burrë një grua, apo edhe te martesa e homoseksua­lëve?

Gjithkush duhet ta ketë të drejtën të martohet me atë që dëshiron.

Sa gjasa ka, që ti të braktisësh muzikën një ditë për t’iu përkushtua­r tërësisht kinemasë?

Muzikën nuk mund ta braktis, vetëm ajo mua. Por nuk duket se e ka ndërmend një gjë të tillë, ka kohë që po troket si komshi i dehur. Më kanë thënë se muzika dhe filmi shkojnë bashkë, kështu që nuk po e çaj kokën shumë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania