Panorama (Albania)

SHIFRA E GJYQEVE Pronat në Strasburg, 822 milionë euro dëmshpërbl­im

Tabaku zbulon shifrën e gjyqeve, ministrja e konfirmon: Në 5 vitet e fundit ka trajtuar 10 mijë vendime për pronat

- FATION BINJAKU

DEBATI NE PARLAMENT/ Qeveria shqiptare rrezikon të paguajë 822 milionë euro dëmshpërbl­im për 103 gjyqe pronash në Strasburg. Debati në Kuvend me ministren e Drejtësisë. Këshilli i Europës refuzon listën e tretë të Qeverisë me tre kandidatë për gjyqtarin e Shqipërisë në Strasburg, emrat

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është duke shqyrtuar 103 çështje pronësie të qytetarëve shqiptarë dhe në rast se ato do të pranohen, atëherë qeveria shqiptare do duhet të paguajë një faturë të hidhur prej rreth 822 milion eurosh. Këtë të dhënë e ka bërë të ditur dje deputetja e Partisë Demokratik­e, Jorida Tabaku, gjatë një debati me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ka konfirmuar shifrën. Më herët, Tabaku tha se kishte marrë një përgjigje zyrtare nga ministrja Gjonaj dhe se shteti shqiptar do të përballej me një shifër të jashtëzako­nshme për të paguar. “Kam një përgjigje, që ju zonja ministre më keni nisur në cilësinë e deputetes, se cila është kostoja që qeveria shqiptare do të ketë për çështjen e pronave në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe në gjymtën e Arbi- trazhit dhe përgjigja juaj është: vlera financiare nga kërkuesit për 103 çështje është 822 milion euro. Shteti shqiptar me të gjitha këto çështje, që janë në radhë në GJND ka një detyrim të jashtëzako­nshëm’, ka thënë dje Tabaku. Por ministrja e Drejtësisë tha se shuma prej 822 milion eurosh është pretendimi që kanë qytetarët që janë ankimuar në Strasburg, por ende Gjykata Europiane nuk ka dhënë vendime. “Nuk mund të shkojmë me aludime, që Gjykata Europiane do të japë të njëjtin vendim ashtu siç ka dhënë për gjykimin pilot të Manushaqe Putos kundër Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse Gjykata e Europiane ka kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetues­e dhe ndryshimin e vendimit nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave”, tha dje Gjonaj. Ministrja, gjatë debatit tha se në 5 vite Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përpunuar 10 mijë dosje nga 26 mijë kërkesa në total.

 ??  ?? MINISTRJA E DREJTESISE ETILDA GJONAJ, DJE NE KUVEND
MINISTRJA E DREJTESISE ETILDA GJONAJ, DJE NE KUVEND

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania