Panorama (Albania)

Topi: Meta po punon për një proces të maturuar

-

Ish- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, tha dje për gazetën “Panorama”, se konsultime­t e kreut të shtetit Ilir Meta, në lidhje me negociatat për kufirin detar me Greqinë, bëhen për ta maturuar këtë proces dhe për t’i hequr hijen e paragjykim­eve. “Natyrisht, ishte një takim normal dhe besoj në praktikën më të mirë të konsultime­ve, praktikë e institucio­neve botërore, kur Presidenti konsultohe­t me paraardhës­it, por dhe me njerëz ekspertë që involvohen në një proces të tillë, para se të marrë vendimin. Është një proces jo thjesht formal, prandaj dhe konsultohe­t, për ta bërë procesin sa më të maturuar dhe në funksion të heqjes së paragjykim­eve që kanë këto procese. Biseduam rreth pikave më të rëndësishm­e që përfshijnë këto negociata, por bisedimet kanë karakter konfidenci­al”, tha Topi. Duket se në takimin me kreun e shtetit, ish- Presidenti Topi ka sugjeruar që në procesin e monitorimi­t të negociatav­e me Greqinë të përfshihen dhe komisionet parlamenta­re, ai për punët e Jashtme dhe i Sigurisë.

“Presidenti, dhënien e plotfuqish­mërisë nuk e ka një akt thjesht formal. Kjo hallkë është vendosur në Kushtetutë sepse grupi negociator nuk mund të shkojë mbi bazën e strukturës, që në negociata merr pjesë një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes, apo Ministrisë së Brendshme e kështu me radhë. Jo! Nevojitet një listë nominale sepse Presidenti ka instrument­et institucio­nale të supervizio­nit, cili është profili i negociator­ëve, cila është pjesa e kredibilit­etit për këtë proces dhe në fund, pasi bindet për këtë ekip, bën dhënien zyrtare të plotfuqisë së tij. Që nga ky moment, grupi negociator është i lirë të veprojë brenda kornizave dhe termave të referencës. Unë kam sugjeruar dhe besoj se të njëjtin mendim kishin dhe presidentë­t e tjerë të nderuar, se duhet patjetër hap pas hapi të futet të lojë detyrimish­t Komisioni Parlamenta­r për politikën e Jashtme dhe i Sigurisë Kombëtare. Kjo e bën procesin më të monitorues­hëm dhe të kontrollue­shëm sepse marrëveshj­a lidhet me çështjen e sovranitet­it të vendit dhe për të eliminuar çdo lloj paragjykim­i që ka në publik”, tha Topi.

 ??  ?? Ish- Presidenti, bamir Topi
Ish- Presidenti, bamir Topi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania