Panorama (Albania)

Terrorizmi dhe droga, Gjin Gjoni takime me zyrtarët turq

Gjin Gjoni, President i Rrjetit Ballkanik të Këshillave Gjyqësorë

-

Një delegacion i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, kryesuar nga Gjin Gjoni ka zhvilluar një vizitë treditore në Turqi, me ftesë të Këshillit Gjyqësor Turk.

Takimi kishte në qendër të diskutimev­e, luftën ndaj terrorizmi­t, luftën ndaj drogës, si edhe ndryshimet kushtetues­e në Shqipëri. Veç Gjin Gjonit, i cili në këtë takim merrte pjesë edhe si President i Rrjetit Ballkanik dhe Euro- Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor, pre- zentë ishin edhe anëtarë të tjerë të KLD- së. Ata janë Gerd Hoxha, Brunilda Kadi, Petrit Çomo dhe të tjerë. Vizita zyrtare e delegacion­it shqiptar që kryesohej nga Gjin Gjoni erdhi pas ftesës së Këshillit Gjyqësor Turk. Delegacion­i shqiptar zhvilloi takime të rëndësishm­e me drejtuesin e këtij Këshilli, Mehmet Yilmaz dhe anëtarë të tjerë të tij. Gjithashtu, anëtarët e KLD- së shqiptare u pritën edhe në takime zyrtare edhe nga Prokurori i Përgjithsh­ëm i Turqisë, Mehmet Akarca, nga anëtari i Këshillit të Shtetit dhe Presidenti i Akademisë Gjyqësore Turke, Yilmaz Akçil, si edhe nga drej- tuesi i Gjykatës së Lartë turke, Bilgim Basharan. Takime pati edhe me zv/ ministrin e Drejtësisë turke. Gjatë këtyre takimeve bilaterale u trajtuan një sërë çështjesh. Përmendim këtu bashkëpuni­min reciprok mes dy vendeve, reformat legjislati­ve, ndryshimet kushtetues­e në Shqipëri, si edhe krijimi i institucio­neve të reja të drejtësisë që po ndihmojnë procesin e vetingut. Gjithashtu, u diskutua edhe për një bashkëpuni­m më të fortë në luftën ndaj terrorizmi­t, luftës kundër drogës, si edhe bashkëpuni­mit të ndërsjellt­ë për ndihmë juridike mes dy vendeve. Palët diskutuan për ekstradime­t e të kërkuarve nga të dyja vendet, si edhe forcimin e veprimtari­së së bashkëpuni­mit mes dy vendeve, por edhe me rrjetin Ballkanik dhe Euro- Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor, ku President është gjyqtari Gjin Gjoni.

 ??  ?? Gjoni gjatë takimeve
Gjoni gjatë takimeve
 ??  ?? Gjin Gjoni, gjatë takimeve në Turqi
Gjin Gjoni, gjatë takimeve në Turqi
 ??  ?? Delegacion­i shqiptar nga KLD në Turqi
Delegacion­i shqiptar nga KLD në Turqi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania