Panorama (Albania)

Kufiri, tjetër takim mes Bushatit dhe Kotzias

“Takimet, mundësi për të folur mbi progresin e shteteve”

-

Kreu i diplomacis­ë shqiptare, Ditmir Bushati, në një kohë që ka paraqitur në institucio­nin e Presidenti­t të Republikës kërkesën për dhënien e plotfuqish­mërisë për marrëveshj­en me Greqinë është takuar sërish me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Takimi i dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë është zhvilluar në Sofje të Bullgarisë ku të dy merrnin pjesë në ceremoninë e marrjes së Presidencë­s së BE- së nga Bullgaria. Ministri Bushati ka publikuar edhe foto me Kotzias nga takimi, duke theksuar se duhet punuar për një rrugëtim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE. “Për një rrugëtim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor drejt destinacio­nit të përbashkët europian, mirëpresim një prezencë më të madhe të BE- së në rajonin tonë. Bashkëndam­ë këtë temë diskutimi me kolegët e vendeve anëtare dhe atyre kandidate në takimin e Sofjes, ku theksova rëndësinë që ka për vendet tona zhvillimi ekonomik, po aq sa edhe ndërtimi i shtetit të së drejtës. Takimet dypalëshe, mundësi për të folur mbi progresin e nevojshëm dhe vazhdueshë­m mes shteteve tona”, ka deklaruar Bushati. KËRKESA

Prej ditës së hënë në zyrën e kreut të shtetit Ilir Meta ndodhet kërkesa e ministrit të Jashtëm, Ditmtir Bushati, për dhënien e plotfuqish­mërisë për një grup negociator, që do të nënshkruaj­ë një marrëveshj­e të re me Greqinë. Lidhur me këtë kërkesë, Meta zhvilloi përgjatë gjithë javës konsultime me paraardhës­it e tij, Nishani, Topi, Moisiu, Mejdani dhe Berisha. Kreu i shtetit u konsultua edhe me kryetarin dhe nënkryetar­in e Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Mimi Kodheli dhe Tritan Shehu dhe në ditët në vazhdim pritet të dalë me një vendim. Megjithatë, është bërë e ditur se Presidenti ka rezervat e tij përballë kërkesës së Bushatit. Burime nga Presidenca kanë konfirmuar për “Panorama”, se në shkresën e dorëzuar në Presidencë nuk janë përfshirë emrat e grupit të negociator­ëve, duke u theksuar vetëm se ata do të vijnë nga Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Kreu i shtetit ka parë si shqetësues faktin se në kërkesën e ministrit Bushati nuk janë përfshirë përfaqësue­s të Presidenti­t të Republikës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

 ??  ?? Bushati e Kotzias në Bullgari
Bushati e Kotzias në Bullgari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania