Panorama (Albania)

Basha: Krenarë për Kosovën, tregoi se pavarësia ishte burim për paqen

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka uruar shtetin e Kosovës në 10- vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Përmes një urimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Basha theksoi se shqiptarët ndihen krenarë për Kosovën pasi si shtet ka treguar çdo ditë në këta 10 vjet se pavarësia e saj ishte jo vetëm drejtësi njerëzore dhe historike, por edhe burim për paqen, zhvillimin dhe europianiz­imin e të gjithë Ballkanit. “Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Gëzuar këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët. Sot jemi krenarë për Kosovën. Jemi kryelartë para botës dhe kombeve se Kosova ka treguar çdo ditë në këta 10 vjet se pavarësia e saj ishte jo vetëm drejtësi njerëzore dhe historike, por edhe burim për paqen, zhvillimin dhe europianiz­imin e të gjithë Ballkanit. Jemi plot besim se Kosova ka përpara një të ardhme të ndritur, të përparuar dhe europiane. Sot, ne e dimë se e ardhmja e të gjithë shqiptarëv­e është e bekuar”, deklaron Basha. Kreu i PD- së ka shprehur mirënjohje­n për veprën e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit, të cilët, sipas tij, u larguan nga jeta me pengun që nuk e panë Kosovën të lirë. “Sot, ne jemi të gjithë me mendje dhe me zemër në Kosovë. Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit e mijëra bijave e bijve të Kosovës dhe mbarë kombit, që luftuan e sakrifikua­n për këtë ditë të madhe. Sot kujtojmë me përmallim të gjithë të dashurit tanë, që u ndanë nga ne me pengun se nuk e panë dot Kosovën të lirë”, thekson kreu i PDsë. Edhe ish- Kryeminist­ri Sali Berisha ka uruar 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes publikimit të një albumi fotografik të takimeve të veçanta me lider të SHBA- ve dhe Kosovës deri në shpalljen e pavarësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania