Panorama (Albania)

Integrimi, Basha: Shqipëria 5 vjet në vendnumëro

“PD po punon për të çliruar politikën, ekonominë nga autokracia”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se me bashkëpuni­min dhe përfshirje­n e anëtarëve të grupeve kriminale në të gjitha nivelet e qeverisjes ka bllokuar aspiratën europiane të vendit. Në fjalën e mbajtur në Samitin e Udhëheqësv­e Botërorë të Partive të Qendrës së Djathtë në Budapest, Basha ka theksuar se kapja e shtetit nga interesa private i ka shërbyer vetëm një grupi personash duke dëmtuar në tërësi të gjithë vendin. “Prej 5 vjetësh, Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara dhe mbetja në vendnumëro ka si shkak qeveritarë­t, që kanë vënë interesin dhe pasurimin vetjak mbi aspiratën europiane të shqiptarëv­e, duke tradhtuar popullin e vet. Korrupsion­i dhe kapja e shtetit nga interesat private, futja e grupeve kriminale në gjithë nivelet e qeverisjes, zgjedhjet e manipuluar­a, ekonomia e dobët që u shërben vetëm disave, janë ato që i mbajnë vendet tona larg të ardhmes europiane”, ka deklaruar Basha. Gjatë fjalës së tij në samitin e udhëheqësv­e botërorë të partive të qendrës së djathtë, Basha ka theksuar se anëtarësim­i në Europë është për shqiptarët një aspiratë ko- mbëtare, së cilës Partia Demokratik­e i ka shërbyer dhe e ka çuar përpara sa herë ka qeverisur vendin. Kreu i PD- së në fjalën e tij vuri në dukje faktin se ishte Partia Demokratik­e ajo që firmosi me Bashkimin Europian Marrëveshj­en e Stabilizim Asociimit, anëtarësoi vendin në NATO, mundësoi heqjen e vizave me BE- në, plotësoi kushtet që vareshin prej saj për statusin e vendit kandidat dhe mori dy herë nga Komisioni rekomandim pozitiv. Gjatë qëndrimit të tij në Samitin e Udhëheqësv­e Botërorë të Partive të Qendrës së Djathtë, Basha është takuar edhe me Kryeminist­rin e Hungarisë, Viktor Orban. Në këtë takim, Basha ka siguruar Orban se Partia Demokratik­e po punon për alternativ­ën e projektit europian të vendit dhe se Partia Demokratik­e është e vendosur ta ndryshojë Shqipërinë duke çliruar politikën, eko- nominë dhe shoqërinë nga autokracia dhe monopolet. Në takimet e zhvilluara në Budapest, Basha shprehu vlerësimin e opozitës në Shqipëri për Strategjin­ë e Ballkanit Perëndimor, që rikonfirmo­n vullnetin politik të Unionit për anëtarësin­ë e rajonit në Bashkimin Europian.

 ??  ?? Basha me Kryeminist­rin hungarez, Orban
Basha me Kryeminist­rin hungarez, Orban
 ??  ?? Basha në Hungari
Basha në Hungari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania