Panorama (Albania)

“VOTIMI ELEKTRONIK KËRKON KUJDES”

-

Bashkëkrye­tarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi dhe demokrati Oerd Bylykbashi, janë përplasur në distancë lidhur me përfshirje­n e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme.

Deputeti i PD- së Oerd Bylykbashi deklaroi dy ditë më parë se Komisioni i Reformës Zgjedhore përcaktoi votimin elektronik si prioriteti­n e tij. “Komisioni hodhi shinat për një reformë të suksesshme e konsensual­e. Kjo reformë është më e rëndësishm­ja. Vetëm një Parlament pa votë të blerë dhe pa kriminelë mund të bëjë drejtësi të vërtetë. Zgjedhjet janë prioritet për demokracin­ë dhe integrimin europian. Opozita do t’i prijë këtij interesi jetik”, ka thënë Bylykbashi. Por bashkëkrye­tari tjetër, socialisti Bledi Çuçi ka shprehur habi për qëndrimin e kolegut demokrat, duke thënë se një gjë e tillë nuk është miratuar në komision. Në një reagim po në “Facebook”, Bledi Çuçi ka thënë se palët kanë diskutuar rreth zbatimit të rekomandim­eve të OSBEODIHR, por nuk kanë miratuar me konsensus asgjë lidhur me votimin elektronik. “Unë nuk e di se për cilin komision parlamenta­r e ka fjalën Oerdi kur thotë se kemi vendosur me konsen- sus për votimin elektronik, por në Komisionin Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore, të cilin unë dhe Oerdi e kryesojmë, deri më tash kemi miratuar një platformë mbi çështjet që ky Komision do të trajtojë, bazuar mbi rekomandim­et e OSBE/ ODHIR- it dhe probleme të tjera të zgjedhjeve në Sh- qipëri. Siç mund ta dëshmojnë edhe të 17 anëtarët e Komisionit nga të gjitha partitë parlamenta­re, në Komision nuk kemi arritur asnjë konkluzion e aq më pak vendim, që lidhet me votimin elektronik, sepse, siç kemi rënë dakord me të gjitha palët, në Komision do të vazhdojmë të marrim ven- dime me konsensus pasi të kemi marrë ekspertizë­n më të mirë të vendit dhe ndërkombët­are”, shkruan Bledi Çuci. Sipas socialisti­t, demokratët duhet t’i qëndrojnë frymës së bashkëpuni­mit për çështjet që janë vendosur në Komisionin e Reformës Zgjedhore. “Vetëm kështu do të bëjmë Deputeti i Partisë Demokratik­e, Oerd Bylykbashi, në argumentin e tij ka theksuar se ka marrë garanci nga ekspertët e huaj se procesi i votimit dhe numërimit elektronik është i mundshëm, nëse ai trajtohet me kujdes. “Ekspertët e huaj e thonë qartë; kërkon kujdes, por është plotësisht e bëshme. Partnerët e huaj po ashtu mbështesin qasjen e kujdesshme të komisionit për votim elektronik në qendër votimi, jo online!”, ka thënë Bylykbashi. të mundur që t’u ofrojmë shqiptarëv­e një proces zgjedhor, i cili përputhet me standardet dhe praktikat më të mira perëndimor­e. Fryma e bashkëpuni­mit dhe e konsensusi­t që kemi vendosur në Komisionin Parlamenta­r për Reformën Zgjedhore, do të vazhdojë”, ka thënë dje deputeti i PS- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania