Panorama (Albania)

Shoqata e Bashkive letër qeverisë: Apartament­et para ‘ 93 të taksohen 60% më pak

Shoqata e Bashkive: Të taksohen për 35% të vlerës nga 70% sipas propozimit, garazhet që qytetarët përdorin për makina

- DORINA AZO

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, nëpërmjet një letre zyrtare, i ka dërguar qeverisë propozimet për metodologj­inë e taksës së pronës.

Më herët, qeveria hartoi projektven­dimin me metodologj­inë e përcaktimi­t të vlerës së pronës së taksueshme që do të zbatohet nga 1 prilli, ku para miratimit po konsultohe­t edhe me pushtetin vendor. Gazeta zbardh të plotë propozimet e Shoqatës së Bashkive drejtuar qeverisë për taksën e pronës. Pas konsultimi­t të projektven­dimit, Shoqata e Bashkive vlerëson se hartimi i metodologj­isë zgjidh problemin e regjistrim­it të pronës në vend, por kundërshto­jnë nivelin e taksës për apartament­et e ndërtuara para 1993- it, garazhet, bodrumet, zyrat dhe të mos taksohen ndërtesat e braktisura. “Metodologj­ia është shumëpërfs­hirëse dhe ka një diapazon të gjerë veprimesh dhe alternativ­ash, që i japin rrugëzgjid­hje kësaj situate shumë kakofonike në regjistrim­in dhe vlerësimin e pronave. Përpos këtij vlerësimi, ne kemi këto komente që mendojmë se do ta pasurojnë këtë projektven­dim dhe do ta bëjnë më funksional dhe social për qytetarët së pari, si edhe për institucio­net”, thuhet në letër. APARTAMENT­ET Shoqata e Bashkive i kërkon qeverisë për apartament­et e ndërtuara para 1993- it të privatizua­ra me çmime simbolike, që taksa 0,05 për qind të llogaritet për 40- 50 për qind të vlerës së shtëpisë. Propozimi i bashkive e ul me 20 deri në 30 për qind vlerën e shtëpisë, krahasuar me drafatin e qeverisë. “Këto ndërtesa për shkak të amortizimi­t, mendojmë të taksohen në masën 40– 50% të vlerës së banesës sipas zonës dhe nënzonës”, thuhet në komentet e bashkive. Qeveria parashikon diferencim të taksës për apartament­et e privatizua­ra me ligjin nr. 7652/ 92. Drafti i qeverisë parashikon se në rast se mbi këto shtëpi nuk është kryer asnjë transaksio­n, taksa të llogaritet mbi 70 për qind të vlerës së shtëpisë. Në rast se apartament­et e para ‘ 93 janë shitur apo blerë, taksa do të llogaritet me 100 për qind të vlerës. GARAZHET DHE ZYRAT

Drafti i qeverisë parashikon që çmimi për garazh të mbuluar është sa 70% e vlerës së banesës. Mbi këtë vlerë do të llogaritet taksa 0,05 për qind. Llogaritja e vlerës së garazhit kundërsh- tohet nga bashkitë, ku kërkojnë që në rast se garazhi përdoret për qëllime vetjake, vlera e tij të jetë sa 35 për qind e çmimit të shtëpisë. “Mendojmë që kjo vlerë të jetë 35% e vlerës së banesës, pra, sa 1/ 3 e vlerës së banesës kur garazhi përdoret vetëm për makinën familjare dhe jo për qëllime biznesi”, thuhet në komentet e bashkive. Sipas propozimit të qeverisë, për zyrat çmimi është sa 1 m2 e banesës. Shoqata e Bashkive rekomandon që për ambiente zyrash, që nuk kanë qëllim fitimi, këto mjedise të mos taksohen, ndërsa për ambiente të tjera zyrash biznesi me qëllim fitimi, niveli i taksimit të jetë 30 – 50 për qind të vlerës së banesës sipas zonës dhe nënzonës. Për bodrumet, ndryshe nga sa përcaktont­e qeveria që çmimi për 1 m ² bodrum është sa 70 për qind e vlerës së shtëpisë së banimit, rekomandim­i i Shoqatës së Bashkive është: edhe bodrumi kur nuk është për qëllim fitimi apo biznesi, të taksohet në masën 30 për qind të vlerës së banesës. Shoqata e Bashkive kërkon që të taksohen në masën 30 për qind nga 70 për qind, sipas propozimit, për bizneset e lincensuar­a në mbarështim bagëtish. Po ashtu, të përjashtoh­en nga kjo taksë fermerët dhe fshatarët që kanë një ndërtesë tip kasolle për bagëtitë e familjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania