Panorama (Albania)

PROPOZIMET

-

APARTAMENT­ET PARA ' 93

Për ndërtesat e privatizua­ra me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për privatizim­in e banesave shtetërore", i ndryshuar, çmimi për m2 sipërfaqe banimi, është 70 për qind e çmimit të banimit sipas qyteteve, zonave dhe nënzonave.

Shoqata e Bashkive

Këto ndërtesa, për shkak të amortizimi­t, mendojmë të taksohen në masën 40- 50% të vlerës së banesës sipas zonës dhe nënzonës.

GARAZHET

Çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi, për garazhe është 70 për qind të sipërfaqev­e të ndërtesave të banimit sipas qyteteve, zonave dhe nënzonave

Shoqata e Bashkive

Mendojmë që kjo vlerë të jetë 35% e vlerës së banesës, pra sa 1/ 3 e vlerës së banesës, kur garazhi përdoret vetëm për makinën familjare dhe jo për qëllime biznesi.

ZYRAT

Çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi zyrash dhe magazina është i njëjtë me çmimin e sipërfaqev­e të ndërtesave të banimit sipas qyteteve, zonave dhe nënzonave.

Shoqata e Bashkive

Për ambiente zyrash që nuk kanë qëllim fitimi, këto mjedise të mos taksohen. Për ambiente të tjera zyrash biznesi me qëllim fitimi, niveli taksimit të jetë 30 - 50% të vlerës së banesës, sipas zonës dhe nënzonës.

Bodrumet

Çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi për bodrume është 70 për qind të sipërfaqev­e të ndërtesave të banimit, sipas qyteteve, zonave dhe nënzonave

Shoqata e Bashkive

Bodrumi, kur nuk është për qëllim fitimi apo biznesi, të taksohet në masën 30% të vlerës së banesës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania