Panorama (Albania)

"Godisni bosët e krimit, jo hallexhinj­të për një çati"

Ultimatumi i Xhafajt: Ai që përmend emrin tim, të goditet i pari

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

"Godisni bosët e krimit dhe jo hallexhinj­të". Kjo është porosia që ka lënë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj për Policinë vendore të Shkodrës gjatë analizës 1vjeçare për 2017- ën.

Sipas tij, bosët janë vërdallë dhe ata duhen goditur.

"Janë 4- 5 grupe të rëndësishm­e kriminale në Shkodër, që duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinj­të, që vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdallë dhe ata duhen goditur. Bosët e krimit nuk duhen falur për asnjë arsye. Ai që përmend emrin tim, të goditet i pari. Dua një integritet nga të gjithë policët, nga shefat deri te polici më i thjeshtë, të mos ketë një sjellje harbute me qytetarët. Bëni kujdes me vetingun, nuk do t'i shpëtojë asnjë. Toleranca ndaj krimit do të jetë zero. Kërkoj një korrektësi maksimale dhe të goditen ata që cilësohen si të fortë. Nëse marr vesh se ka tolerime për ndërtime të mëdha pa leje të kriminelëv­e, përfshirje në lejimin e trafiqeve të drogës të Policisë, do jem unë i pari që s'do lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e Policisë së Shtetit duhet të ndryshojë totalisht", tha ministri Xhafaj.

Në përfundim të analizës në linjë me ministrin është edhe Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili tha se në Shkodër objektiv për 2018- ën është goditja e grupeve kriminale dhe lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike.

"Sapo përfunduam analizën vjetore të Policisë Shkodër. Policia e Shkodrës gjatë 2017 ka pasur rezultate të prekshme në uljen e numrit të bimëve narkotike të evidentuar­a në territor apo sipërfaqev­e të evidentuar­a nga Policia në krahasim me vitet e kaluara. Në 2017- ën patëm një rezultat historik përsa i përket evidentimi­t të bimëve narkotike. Ka pasur rezultate të prekshme edhe në goditjen e grupeve kriminale në kuadër të operacioni­t ' Forca e Ligjit'. Me drejtuesit e Policisë vendore të Shkodrës vendosëm prioritete­t dhe objektivat që do të ketë Policia e Shkodrës për 2018. Janë objektiva që i ka edhe Policia e Shtetit dhe që do përmbushen gjatë këtij viti. Fokusi kryesor është te goditja pa ndërprerje e grupeve kriminale të evidentuar­a. Prioritet i dytë është lufta dhe goditja që do t'i bëhet evidentimi­t të personave, të cilët gjatë viteve të kaluara kanë ushtruar aktiviteti­n e kultivimit të bimëve narkotike. Në fokus është minimizimi maksimal i sipërfaqev­e të mbjella me bimë narkotike", u shpreh kreu i Policisë së Shtetit. Sipas tij, vetingu përfshin edhe Policinë teksa efektivët e im- plikuar në kriminalit­et do të largohen. Sipas tij, qëllimi i vetingut në Polici është që struktura policore të jetë me integritet. "Vetingu është ndërtuar mbi tre boshte kryesore, mbi profesiona­lizmin, mbi integritet­in dhe mbi pjesën e pasurive apo atë që përfaqësoj­në vetë punonjësit e Policisë. Në veting do kalojnë të gjitha strukturat nga unë deri te punonjësi më i fundit dhe qëllimi është që punonjës, të cilët kanë qenë të implikuar apo punonjës, të cilët kanë treguar shkallë të ulët profesiona­lizmi dhe përfshirje­je në aktivitet kriminal do largo- hen nga strukturat e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka nevojë për punonjës me integritet, profesioni­stë dhe të sakrificës. Toleranca ndaj krimit do të jetë zero dhe kjo do të realizohet nëpërmjet angazhimit dhe përgjegjës­isë jo vetëm të strukturav­e vendore të Policisë, por edhe nën monitorimi­n dhe drejtimin e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit", tha më tej Veliu. Për drejtorin Veliu, Shkodra nuk përfshihet ndër qarqet më problemati­ke. "Është duke u punuar për evidentimi­n e grupeve të reja kriminale nga sa kemi deri tani dhe t'i godasim bashkë

Janë 4- 5 grupe të rëndësishm­e kriminale në Shkodër, që duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinj­të, që vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdallë dhe ata duhen goditur. Bosët e krimit nuk duhen falur për asnjë arsye. Ai që përmend emrin tim, të goditet i pari. Dua një integritet nga të gjithë policët, nga shefat deri te polici më i thjeshtë, të mos ketë një sjellje harbute me qytetarët”

me Prokurorin­ë. Për të goditur një grup kriminal kërkohet kohë, maturi apo edhe gjetja e provave për t'i çuar dosjet dhe materialet e nevojshme në Gjykatë", tha më tej kreu i Policisë së Shtetit.

Gjatë analizës 1- vjeçare u prezantua drejtori i ri i Policisë vendore të Shkodrës, Vehbi Bushati. Ai do të zëvendësoj­ë Gjovalin Lokaj, i cili tashmë ka marrë detyrën e drejtorit të rendit në Policinë e Shtetit. Vehbi Bushati vjen nga një post i lartë si drejtor i Antiterror­it, duke u rikthyer në Shkodër si drejtues pas shumë vitesh.

 ??  ?? Ministri Xhafaj, dje në analizën e Policisë së Shkodrës
Ministri Xhafaj, dje në analizën e Policisë së Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania