Panorama (Albania)

Takimi në Lezhë: Batërdi me pronat në bregdet, përgjegjës­it para ligjit

-

LEZHE- Ministri i Brendshëm Xhafaj u ndalua dje në Lezhë ku prezantoi kreun e policisë së këtij qarku, Ferdinand Mara. Por gjatë fjalës së tij, ministri ka shprehur shqetësimi­n në lidhje me abuzimet e kryera me pronat në bregdet, ku, sipas tij, personat përgjegjës janë në hetim. Ai është pyetur për faktin se ka paralajmër­uar arrestime. "Do të goditen të gjitha grupet kriminale. Do godasim asetet e grupeve kriminale. Unë nuk paralajmër­oj arrestime. Jam ministri i Punëve të Brendshme që drejtoj, për sa mua më takon, orientoj, drejtoj Policinë. I takon strukturav­e të Policisë, pasandaj strukturav­e të Prokuroris­ë, që të marrin masa të duhura intensive që janë duke u zhvilluar për grupet kriminale, por edhe abuzimet me pronën publike. Jam i shqetësuar për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërish­t. Hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, do të jenë të suksesshme. Besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen para ligjit. Krimet e marra për frymë për banorë në Lezhë, nuk e rendisin këtë qytet si qark pozitiv. Duhet ta bëjmë dallimin qartë. Pritshmëri­a është më e lartë", tha Xhafaj. Sipas tij, një prioritet i rëndësishë­m është lufta ndaj krimit të organizuar dhe grupeve kriminale dhe ky duhet të jetë një prioritet i strukturav­e vendore të Policisë edhe në Lezhë, kryesisht strukturav­e të policisë kriminale. "Ka një punë të mirë të nisur për identifiki­min e grupeve kriminale, përbërjes dhe aseteve të krijuara nga aktiviteti i këtyre grupeve në Lezhë dhe jashtë vendit dhe këtu nuk kam parasysh vetëm Bashkinë e Lezhës, por posaçërish­t grupet nga Kurbini dhe të tjera në Mirditë dhe ky do të jetë fokusi kryesor për t'i goditur fort dhe për t'u prerë atyre lidhjet dhe asetet ekonomike që kanë vendosur apo që i kanë si mjet dhe instrument për të ushtruar veprimtari kriminale", tha më tej ministri Xhafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania