Panorama (Albania)

Grabisnin shtëpi e biznese në Golem, arrestohen

Grupi vidhte edhe makina. Krimet në Kavajë dhe në Përmet

-

DURRES- Goditet grupi kriminal që kishte përqendrua­r aktiviteti­n e tij më vjedhjen e banesave e bizneseve në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit. Madje, aktiviteti kriminal i tre të rinjve nga Tirana ishte shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit, ku një prej goditjeve në fushën e vjedhjes pak kohë më parë e kishte kryer në qytetin jugor të Përmetit. Policia ka arrestuar tri persona, mes tyre edhe një vajzë, e cila ndryshe nga dy bashkëpunë­torët e saj po betohet në gjendje të lirë. Në pranga përfunduan: Ervis Berisha 35 vjeç, Fatjon Loca 30 vjeç dhe 30- vjeçarja me iniciale A. S, të tre banorë të kryeqyteti­t.

"Arrestohen hajdutët e banesave në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, por edhe në Kavajë dhe Përmet. Policia e Durrësit në bashkëpuni­m me Policinë e Tiranës goditi grupin që ishin kthyer në tmerrin e banorëve si dhe ka dokumentua­r një sërë vjedhjesh të kryera në këto zona. Të arrestuar nga Komisariat­i i Policisë Nr. 3 Tiranë janë Ervis Berisha 35 vjeç, banues në Tiranë dhe Fatjon Loca 30 vjeç, banues po në Tiranë. 30- vjeçarja A. S po banuese në Tiranë po procedohet në gjendje të lirë",- deklaroi Policia e Durrësit. Shtetasit e mësipërm, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në zonën e Shkëmbit të Kavajës, lagja Nr. 13, Golemit, Kavajës dhe Përmetit". Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentua­r me prova shkencore se shtetasit e ndaluar dyshohet se janë autorë e të paktën shtatë vjedhjeve. Burime nga grupi hetimor thanë se, tre të rinjtë pikasnin banesat ku nuk banonte njeri, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, e cila përgjatë muajve të dimrit konsideroh­et si zonë e "vdekur" pasi nuk ka lëvizje. Grupi kriminal bastiste shtëpitë dhe lokalet duke vjedhur ç't'u dukej me vlerë, që nga orenditë shtëpiake deri te pajisjet elektronik­e, para, bizhuteri e deri tek automjetet që ndodheshin të parkuara. Krahas gjashtë vjedhjeve të banesave dhe lokaleve në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit, Policia e Durrësit në bashkëpuni­m me strukturat e Policisë së Komisariat­it Përmet u bë e mundur dokumentim­i i vjedhjes së një sasie prej 170.000 lekësh dhe 350 eurosh, që grupi kriminal dyshohet se i ka vjedhur në një hotel në qytetin e Përmetit më datë 15.12.2017. Sipas të dhënave, vajza 30 vjeçe, e cila do të hetohet në gjendje të lirë është akuzuar vetëm për moskallëzi­m krimi. Ndaj saj nuk ka prova që të ketë bashkëpunu­ar në vjedhjet e kryera, por ka dyshime se ajo ka dijeni për të gjitha krimet e kryera nga dy miqtë e saj.

 ??  ?? Sendet e vjedhura
Sendet e vjedhura
 ??  ?? Zona e Golemit
Zona e Golemit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania