Panorama (Albania)

Plagosja në Selitë, Policia e FNSH- ja prangosin 3 autorë

Pelivani e Musaj u kapën në Tiranë, i treti në Fushë- Krujë

- LEONIDHA MUSAJ

Vetëm një ditë pas përplasjes me armë në lokalin në Selitë të Tiranës, Policia ka mundur të arrestojë tre nga autorët e dyshuar të saj, ndërsa i katërti mbetet në kërkim, së bashku me një bashkëpunë­tor tjetër.

Fillimisht, në Tiranë janë arrestuar dy protagonis­tët kryesorë, Florjan Musaj, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe Gjon Pelivani. Më pas, operacioni është shtrirë drejt Fushë- Krujës, për kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim F. P. dhe R. P., që dyshohet se janë vrasës me pagesë. Këta të dy, sipas burimeve, po lëviznin me një automjet, kur Policia i ka pikasur dhe u ka bërë shenjë që të ndalojnë. Ata nuk i janë bindur urdhrit të Policisë dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të FushëKrujë­s. Për këtë operacion u angazhuan edhe forcat e FNSH- së, Policisë së Krujës dhe të Tiranës. Dy të kërkuarit R. P. dhe F. P., ishin nën shoqërinë e një personi të tretë, G. O., të shpallur në kërkim për "përkrahje të autorit të krimit". Gjatë ndjekjes, Policia ka arritur të gjejë autom- jetin e braktisur nga të rinjtë dhe më pas ka arrestuar njërin prej tyre. Mësohet se gjatë kontrollit, të arrestuari­t iu gjet në trup një krehër pistolete "zastava" me fishekë. Ndërkohë, aksioni është përqendrua­r në kërkimet për personin tjetër dhe bashkëpunë­torit. Shkak i përplasjes me armë mendohet se ka qenë një konflikt mes Florjan Musajt dhe dy personave të tjerë. Pas debatit, Gjon Pelivani që njihet edhe me emrin Valmend Pelivani, ka shkuar pranë lokalit për t'u sqaruar me Florjan Musajn. Sherri precipitoi në grushte dhe ofendime, çka bëri që Florjan Musaj të nxjerrë pistoletën dhe të qëllojë në drejtim të Valmend Pelivanit. Nga të shtënat është plagosur Pelivani dhe Renato Hoxha. Pas ngjarjes, Policia shpalli në kërim F. P. dhe R. P., 24 dhe 22 vjeç, njëri prej të cilëve u arrestua ditën e djeshme gjatë aksionit madhor në FushëKrujë. Ndërsa tjetri mbetet ende në kërkim, së bashku me shtetasin tjetër G. O., i cili mendohet se e ka ndihmuar që të fshihet. Operacioni për kapjen e tij vazhdon ende, por nuk saktësohet se cili nga të kërkuarit është arrestuar ditën e djeshme.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania