Panorama (Albania)

Cikalleshi i shënon, por në fund feston Robinjo

Festë shqiptarës­h në Serinë B, Veseli blindon vendin e parë

-

Cikalleshi nuk ka të ndalur me golat e tij në kampionati­n turk.

Pas dopietës në javën e kaluar ndaj Goztepe, bomberi kavajas ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Sivasporit. Sulmuesi kuqezi ka shënuar të pestin gol në kampionat për skuadrën e tij, por për fat të keq, pa arritur t'i japë asaj pikë. Në fund, ka qenë braziliani Robinjo që ka festuar me vendësit e Goztepes, i cili ka qenë protagonis­ti kryesor i sfidës me dy gola të realizuar dhe asist në të tretin gol për skuadrën e tij.

NDESHJA

Braziliani Robinjo shënoi për skuadrën vendëse në minutën e 24- t, kurse në minutën e 62- të sulmuesi i Kombëtares shqiptare iu përgjigj duke realizuar një gol mjaft të bukur me kokë, pas asistit të Lumanza- Lembi. Osmanlispo­r përmbysi rezultatin për një moment duke realizuar edhe golin e dytë në minutën e 71- të me anë të Cagiran, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Mirëpo, kaq zgjati edhe festa e shqiptarit dhe shokëve të skuadrës së tij. Në minutën e 82- të, Robinjo shënoi sërish duke barazuar shifrat. Ndërsa në minutën e 90+ 1, Gohi realizoi golin e 3të për vendësit, ku braziliani ishte autor i asistit që solli edhe golin e fitores e që mbylli takimin me shifrat finale, 3- 2.

SERIA B

Empoli i Frederik Veselit nuk di të ndalet në Serinë B italiane. Dje, skuadra e mbrojtësit kuqezi ka fituar me rezultat të pastër 4- 0 kundrejt Parmës, duke qëndruar në kryesim të kampionati­t, në pritje të sfidës që Frozinone do të luajë për javën e 26- të. Mbrojtësi i Kombëtares ka qenë në fushë përgjatë 90 minutave, teksa në minutën e 89- të është ndëshkuar me karton të verdhë. Në takimin tjetër, Entela e shqiptarëv­e ka marrë një pikë të artë. Sfidën e luajtur në shtëpi ndaj Peskarës, skuadra e Alijit dhe Llullakut e ka barazuar pa gola, duke marrë një pikë të artë që i shërben për mbijetesën. Mbrojtësi ka qenë në fushë përgjatë gjithë takimit dhe është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 68- të, ndërsa Llullaku ka qenë në stol.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania