Panorama (Albania)

DY MEDALJE ARI PËR ATLETIKËN SHQIPTARE, GEGA E SMAJLAJ KAMPIONË BALLKANI

-

Luiza Gega e ka mbyllur e para garën ballkanike në 3000 metra, zhvilluar në Stamboll të Turqisë, duke rrëmbyer edhe medaljen e artë në Mitingun Ndërkombët­ar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë. Kampionia shqiptare ka shënuar kohën më të shpejtë, 9 minuta e 06 sekonda, duke mposhtur rivalet e tjera. Një vit më parë, po në Stamboll, atletja 29- vjeçare mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave me kohën kohën 4: 06: 65, që është edhe rekordi kombëtar në këtë disiplinë. Izmir Smajlaj ka marrë medaljen e artë në disiplinën e kërcimit për së gjati në kampionati­n për salla të mbyllura, që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Izmir Smajlaj ka kërcyer më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e parë me rezultatin 7.80 metra kërcim, duke mposhtur rivalin kroat.

Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku u transferua disa ditë më parë të skuadra e Virtus Entelës në Serinë B duke hequr dorë përfundimi­sht nga kampionati në Kazakistan, ku më parë ishte aktivizuar me Astanën, Tobolin dhe së fundmi ishte shumë pranë marrëveshj­es me Ordabasin.

Për t'u transferua­r te Entela, Llullaku ka bërë një sakrificë të madhe duke anuluar ceremoninë e dasmës me partneren e tij Roksanën. Kjo gjë është zbuluar nga kryetari i Bashkisë së Tarzos në Itali, qytezë ku sulmuesi jetoi shumë vite si emigrant. Në një prononcim për mediet vendase, Vinçento Saket nuk ngurroi t'i thurte elozhe shqiptarit. "Llullaku u largua nga lufta bashkë me mamanë dhe vëllanë e tij. Janë sjellë gjithmonë mirë dhe të gjithë i deshën shumë që në ditën e

Sakrifica -

tyre të parë këtu në Tarzo. Unë e ndjek Azdrenin fillimisht si i apasionuar i futbollit, më shumë sesa si një kryetar bashkie. Nuk e kanë të gjithë në qytezën e tyre një djalë, i cili luan në Kombëtare dhe prej pak kohësh u kthye në Itali për të luajtur në një skuadër të Serisë B. Ai është një djalë i thjeshtë, i cili ka vuajtur dhe e njeh mirë fjalën sakrificë. Unë do të kisha celebruar dasmën e tij në javën e kaluar, por ai shtyu gjithçka për shkak të nënshkrimi­t të kontratës së re", shpjegoi kryebashki­aku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania