Panorama (Albania)

ANKOHEN BASHKITE

Taksa e re, çmimet e shtëpive në 66 qytete

-

Shoqata e Bashkive letër qeverisë: Rishikoni me ulje taksën e pronave për shtëpitë para 1993. Tabela me çmimet e apartament­eve e sa taksa do paguajnë

Taksa e re e pronës nis zbatimin nga 1 prilli për të gjitha qytetet e vendit. Kush banon në apartament­et ekzistuese të ngritura para ’ 93, do të paguajë 30 për qind taksë më pak se pallatet e tjera.

Qeveria përfundoi projektven­dimin për llogaritje­n e taksës mbi çmimet e shtëpive sipas vlerës së tregut. PALLATET PARA ‘ 93 Për apartament­et e ndërtuara para 93, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksio­n, vlera e taksës do të llogaritet mbi 70 për qind të çmimit të shtëpisë. Për apartament­et e ndërtuara pas vitit 1993, taksa do të llogaritet për të gjithë sipërfaqen që shfrytëzoh­et për banim. Diferencim­i do të jetë vetëm për apartament­et e privatizua­ra para ’ 93, në rast se nuk është shitur apo blerë, pra, nuk është kryer asnjë transaksio­n. Gazeta boton të plota tabelat me vlerën e taksës, që do të paguhet për të gjitha qytetet e vendit, për të dyja kategoritë.

SA DO TË PAGUAJNË RRETHET Baza e llogaritje­s së taksës së re do të jetë vlera e shtëpisë. Vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimet fiskale referencë për metër katror, që përdorin Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Çdo qytetar mund të bëjë llogaritje­t me të dhënat e tabelës, duke llogaritur vlerës e shtëpisë mbi çmimet fiskale dhe taksën 0,05 për qind. Referuar tabelës, çmimi mesatar fiskal për Tiranën është 89,137 lekë/ m2. Vlera e një shtëpie me sipërfaqe 100 m2 është 8,913,700 lekë. Taksa për apartament­et e privatizua­ra, e llogaritur për 70 për qind të vlerës, do të jetë 3119 lekë. Për një familje që jeton në qytetin e Durrësit, në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2, vlera e shtëpisë llogaritet 6,750,000 lekë. Çmimi fiskal për këtë qytet është 67,500 lekë/ m2. Taksa do të jetë sa 0,05% e vlerës së shtëpisë, pra, 3375 lekë. Por, në rast se qytetarët kanë në pronësi një shtëpi, të cilën e privatizua­n me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, taksa llogaritet për 70 për qind të çmim- it të shtëpisë. Në këtë rast, për familjen që jeton në Durrës, taksa vjetore do të jetë 2362 lekë në vit. Qyteti i Durrësit renditet i dyti pas Tiranës, që do të ketë vlerën më të lartë të taksës, kjo për shkak të çmimit të lartë fiskal që ka ky qytet. Në qytetin e Elbasanit, çmimi referencë i miratuar nga qeveria është 50,300 lekë/ m2. Çmimi i shtëpisë, 5,030,000 lekë. Për shtëpitë e privatizua­ra, taksa do të jetë 1760 lekë në vit, kurse për shtëpitë pas 1993, taksa do të jetë 2515 lekë në vit. Për qytetin e Fierit, vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimin fiskal që është 53,100 lekë/ m2. Vlera e shtëpisë me sipërfaqe 100m2 është 5,310,000 lekë. Taksa për shtëpitë para 93 është 1858 lekë, kurse pas këtij viti është 2655 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania