Panorama (Albania)

Vrasja e Kasmit, flet nga qelia ish- polici grek: Më bënë “kokë turku”, jam në burg se kam mjekër

Reagimi për mediat greke: Kjo që po më bëjnë, tragjedi

-

Ish- polici grek, Efthymios Efthymiou, i arrestuar për atentatin mafioz të Devi Kasmit në Tiranë, ka folur për mediet greke, duke pretenduar pafajësi.

Sipas tij, Policia Shqiptare e ka bërë “kokë turku”, duke e arrestuar pa asnjë provë. Duke folur nga qelia e paraburgim­it me linjë telefonike për medien greke ANT1, ish- polici grek ka thënë se ai nuk ka lidhje me vrasjen dhe se po të ishte vrasës me pagesë, atëherë nuk do të qëndronte në Tiranë, por do të ishte larguar. Sipas tij, Policia është nisur vetëm nga një identitet i thjeshtë, që atentatori kishte mjekër, për ta arrestuar atë. “Arrestimi im është një gabim i tmerrshëm. Kjo që po më ndodh është tragjike”, ka thënë ai në bisedën telefonike për medien greke. “Unë jam i pafajshëm dhe nuk kam lidhje me atë vrasje. Jam përkushtua­r gjithë jetën që të mbroj njerëzit dhe jo të vras”, ka thënë ai më tej. “Policia shqiptare kishte nevojë për një “kokë turku” për të zgjidhur këtë çështje. Më kanë arrestuar pa asnjë lloj prove. Pa gjurmë gishtash, pa analiza ADN- je, dhe vetëm me një informacio­n për një person me mjekër. Kjo nuk ka kuptim. Më akuzojnë si vrasës me pagesë. Nëse do isha i tillë, nuk do sillesha nëpër Tiranë pas ngjarjes, por do isha larguar”, ka thënë ish- polici grek. Ai është arrestuar së bashku me tre persona të tjerë që dyshohet se organizuan atentatin ndaj Devi Kasmit, ndërkohë që kreu i grupit, Aurel Hoxhallari, është ende në kërkim nga Policia. Ajo që ka ngritur më shumë dyshimet te shtetasi grek si ekzekutor material i krimit, ka qenë dëshmia e tij e parë në Poli- ci. Ai ka thënë se është thjesht një turist në Shqipëri, por sipas sistemit TIMS, greku nuk rezulton të ketë hyrë legalisht në Shqipëri, çka ngre dyshime tek ai. Megjithatë, në seancën e masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, ish- polici grek ka shfaqur habi për akuzat, ndërsa ka pranuar se nga radhët e Policisë greke, është larguar pasi u kap me kokainë.

HETIMET Sipas dosjes hetimore, ka qenë një fugon i bardhë ai që ka marrë vrasësin pas atentatit që i ka çuar hetuesit te greku Efthymios Efthymious dhe tre të arrestuari­t e tjerë, Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari. Nga dëshmitë, rezulton se ekzekutori ka qenë një person i vetëm në momentin kur u qëllua Kasmi dhe u largua me motor. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar atentatori­n me motor, që merret nga disa persona disa metra më larg përmes një fugoni tip “Benz”, ngjyrë e bardhë. Kamerat kanë fiksuar edhe targën e fugonit. Prokurorët kanë mundur të identifiko­jnë më pas edhe pronarin e tij, që është një shtetas nga FushëKruja. Ky i fundit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se e ka shitur fugonin për 4200 euro. Ai ka treguar se shitja është bërë te një notere më 17 janar dhe personat që e kanë kontak- tuar kanë qenë Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari. Kjo ka qenë përcaktues­e për hetuesit për të zbuluar grupin dhe shtëpinë e Aurel Hoxhallari­t, i cili dyshohet si organizato­r i atentatit, por që është ende në kërkim. Shtetasi nga Fushë- Kruja, që ka shitur fugonin te organizato­rët e atentatit, ka thënë në Prokurori se ai është takuar me dy persona rreth moshës 25 vjeç në afërsi të sheshit “Shqiponja”, në Tiranë. Sipas tij, blerësi komunikont­e me dikë tjetër në telefon për çmimin dhe në fund ranë dakord për ta kryer blerjen e fugonit kundrejt 4200 eurove. Nga dëshmia e pronarit të fugonit rezulton se personi që ai ka takuar ka qenë Elton Halipaj, ndërsa paratë janë dhënë nga Malvin Dinellari. Këta të fundit kanë thënë në Prokurori se punonin për Aurel Hoxhallari­n dhe fugonin e kishin blerë për llogari të tij. Policia më pas ka mbajtur në vëzhgim të dyshuarit për pak ditë, deri sa i arrestoi. Gjatë dëshmive në Prokurori, të arrestuari­t kanë thënë se shtetasi grek, Efthymios Efthymious, kishte vetëm një muaj që kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte mik i Aurel Hoxhallari­t. Ai është arrestuar gjatë aksionit policor, teksa tentonte të largohej nga banesa.

 ?? ( MAJTAS) ?? EFTHYMIOS EFTHYMIOU, ISH- POLICI GREK I ARRESTUAR PER VRASJEN E DEVI KASMIT
( MAJTAS) EFTHYMIOS EFTHYMIOU, ISH- POLICI GREK I ARRESTUAR PER VRASJEN E DEVI KASMIT
 ??  ?? Devi Kasmi
Devi Kasmi
 ??  ?? Ish- polici grek, Efthymios Efthymiou
Ish- polici grek, Efthymios Efthymiou

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania