Panorama (Albania)

Demarkacio­ni, Meta negocioi për marrëveshj­en, Rama: Konflikti shpikje e politikës

Zbardhen takimet sekrete të Metës me Markoviç, në dijeni ishin Kryeminist­ri dhe Limaj. Rama sqaron “përplasjen” me Haradinajn

-

Marrëveshj­a e demarkacio­nit mes Kosovës dhe Malit të Zi, sipas zëvendëskr­yeministri­t të Kosovës, Fatmir Limaj, është arritur dhe falë ndihmës së Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta.

Këtë deklaratë, dje, Fatmir Limaj e ka bërë në një prononcim për mediet kosovare, ku ndër të tjera ka folur dhe për 10- vjetorin e pavarësisë së këtij shteti. Zëvendëskr­yeministri Kosovës ka thënë se presidenti shqiptar ka qenë i përfshirë në procesin e ndërmjetës­imit me presidenti­n e Malit të Zi, Dusko Markoviç, proces që u finalizua me një dokument konkret, i cili u prezantua dje gjatë 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Mediet kosovare kanë raportuar se Presidenti Meta është takuar më 9 shkurt me kreun e qeverisë së Malit të Zi, Markoviç, me të cilin ka biseduar për gjetjen e një zgjidhjeje për procesin e demarkacio­nit, një ndër pikat që mbante peng lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Takimi mes Metës dhe Markoviçit është zhvilluar një javë më parë në Podgoricë. “Të premten e shkuar, datë 9 shkurt, Presidenti Meta ka qenë në një dreke informale në Podgoricë në ‘ Villa Gorica’ me Kryeminist­rin e Malit të Zi dhe ka negociuar formulën përfundimt­are për demarkacio­nin para vizitës së Kryeminist­rit të Malit të Zi në Kosovë. Në dijeni të këtyre negociatav­e sekrete ka qenë zëvendëskr­yeministri Limaj dhe Kryeminist­ri Haradinaj”, kanë thënë burimet e gazetës “Epoka e re”.

KONFLIKTI

Por demarkacio­ni me Malin e Zi shkaktoi një konflikt në distancë mes Kryeminist­rit Edi Rama dhe kreut të shtetit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryeminist­ri shqiptar ishte dje i ftuar në studion e Baton Haxhiut në “Klan Kosova’, teksa tha se çështja e demarkacio­nit ishte një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës. “Demarkacio­ni është një problem i shpikur, është një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që nuk ka asnjë bazë reale”, u shpreh Rama. Por kjo deklaratë nuk ka kaluar në heshtje dhe është shoqëruar me një mesazh të fortë nga Kryeminist­ri Haradinaj, i cili me një mesazh në “Facebook” i ka kërkuar Ramës të merret me shpikjet e veta dhe të mos flasë për politikën e Kosovës. “Urime Pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëv­e. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka thënë të premten Haradinaj. Por pas kësaj për- plasjeje në distancë, në ditën e 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Edi Rama ka shkuar personalis­ht në shtëpinë e Kryeminist­rit Haradinaj, me të cilin më pas ka postuar një foto duke trokitur gotat. “Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajv­e”, shkruhet në postimin e Ramës, i publikuar pas deklaratav­e në “Klan Kosova”. I pyetur sot nga “Top Channel” rreth përplasjes me Kryeminist­rin Haradinaj, Edi Rama tha se “Jo më kot e kishim lënë darkën pas emisionit dhe nuk kishte asgjë për të sqaruar. Unë kam bindjen time, ai të vetën, nuk ka asnjë problem. Unë uroj shumë që Ramushi do të bëjë gjënë e duhur dhe me kaq mbaron”, tha Rama.

DEMARKACIO­NI

Kryeminist­ri Rama, duke folur për çështjen e demarkacio­nit, ka thënë se dje se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më parë me një votë në Parlament. “Unë jam shpresë- plotë që janë momentet e fundit të ngërçit dhe uroj shumë që shpresat të realizohen me një votë ratifikimi në Kuvend për ta çliruar përfundimi­sht Kosovën nga pengesa e tmerrshme e pamundësis­ë për të lëvizur lirisht qytetarët e saj”, ka thënë Kryeminist­ri Rama për TCH. Ndërsa presidenti Meta, në një mesazh urimi për 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka garantuar mbështetje­n e institucio­neve të Shqipërisë. “Unë si President i Republikës, por edhe të gjitha institucio­net e Shqipërisë do të jemi gjithmonë mbështetës e përkrah në ndërmarrje­t tuaja të guximshme që fuqizojnë institucio­net, demokracin­ë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, që konsolidoj­në harmoninë e bashkëjete­sës gjithëpërf­shirëse dhe që thellojnë bashkëpuni­min ndërkombët­ar të Kosovës me miqtë dhe organizata­t shumëpalës­he”, thuhet në mesazhin e Metës.

 ??  ?? Rama e Haradinaj
Rama e Haradinaj
 ??  ?? Meta, dje në Kosovë
Meta, dje në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania