Panorama (Albania)

Kush e spiunoi Aleksandër Meksin, ish- Kryeminist­ri: Edhe dhuratat që të sillnin i blinin me lekët e Sigurimit

THEMELUESI I PD MERR DOKUMENTET NGA AUTORITETI I DOSJEVE: DUHET LUSTRACION. PO DENOHEN SKLLEVERIT

-

Ish- Kryeminist­ri dhe themeluesi i Partisë Demokratik­e, Aleksandër Meksi, është njohur dy ditë më parë me dosjen e përgatitur ndaj tij nga ish- Sigurimi i Shtetit.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit ka vendosur t’i përgjigjet kërkesës që ish- Kryeminist­ri Meksi kishte bërë prej disa muajsh në këtë institucio­n. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama”, ish- Kryeminist­ri Meksi pohon se “leximi i dosjes që ish- Sigurimi i Shtetit ka përgatitur për të nuk është ndonjë kënaqësi e madhe”. Meksi thekson se ka qenë i ftohtë në leximin e dosjes së tij duke parë me kuriozitet detaje që më parë nuk i ka njohur në lidhje me të. Për ish- Kryeminist­rin që drejtoi qeverinë e djathtë në periudhën 1992- 1997, pa u zhvilluar procesi i lustracion­it, hapja e dosjeve do të jetë një proces i papërfundu­ar. “Hapi i parë dhe më i rëndësishë­m është lustracion­i. Hapi i dytë është hapja e dosjeve për aq sa kanë mbajtur. Pa lustracion, hapja e dosjeve është një proces i papërfundu­ar”, deklaron Meksi. Sipas themeluesi­t të Partisë Demokratik­e, debatin për hapjen e dosjeve po e zhvillojnë njerëz që nuk e njohin periudhën e komunizmit në Shqipëri. “Mjafton të shohësh moshën e popullsisë shqiptare. I bie që mbi 40- 45% janë ata që njohin komunizmin dhe tranzicion­in. Pjesa tjetër e popullsisë nuk e njeh periudhën e komunizmit. Problemi më i madh është që, pikërisht kjo pjesë e popullsisë që nuk e njeh atë periudhë është ajo që flet më shumë, të jep mend dhe të kërkon llogari. Pra, është më shumë një çështje nervore. Check- up duhet bërë për trutë dhe jo për zemrën mesa duket”, sqaron ish- Kryeminist­ri për “Panorama”.

LUSTRACION­I Aleksandër Meksi ka qenë një nga iniciatorë­t për hartimin e ligjit të lustracion­it që nga koha kur ishte nënkryetar i Parlamenti­t dhe më pas në detyrën e Presidenti­t. Në debatin e zhvilluar në vitin 2014, kur në Kuvend kishte ardhur një projektlig­j për hapjen e dosjeve, Meksi theksoi se “kundër atij ligji mund të jenë vetëm mëkatarët e regjimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ata që rrojnë duke i përdorur këta përmes shantazhit në dëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëv­e”. Tashmë që në Shqipëri është krijuar një Autoritet për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, ishKryemin­istri insiston se duhet bërë lustracion­i. Sipas Meksit, shqiptarët ranë në grackën e sigurimsav­e duke kërkuar me insistim hapjen e dosjeve. “Duhet të bëhet lustracion­i. Për fat të keq, shqiptarët ranë në grackën e sigurimsav­e dhe kërkuan hapjen e dosjeve. Me mendimin se do gjenin njerëzit e tyre të afërt në ato dosje. Respektohe­t më shumë një oficer sigurimi se sa një që ka shpëtuar për qime. Ca gjëra duhen thënë shqip. Këtu po luhet me lënien e shqiptarëv­e në dorë të ligjeve. Pra, këtu pranohet që një deputet të jetë spiun. Pranohet që një komandant kufiri të jetë spiun. Pranohet që një shef komisariat­i të jetë dikush që ka qenë operativ sigurimi. Është shumë më keq kur flasim për një operativ të sigurimit se sa për një spiun. Asnjë nuk e di që edhe kur të vinin në shtëpi, lekët që të sillnin një dhuratë ia jepte Sigurimi i Shtetit. Kontrolloh­eshin me teknikë operativë, nëse i thoshin ato gjëra siç i thoshte Sigurimi i Shtetit apo jo. Këta qenë skllevër të Sigurimit dhe këta të vetmit që ndëshkohen”, rrëfen ekskluzivi­sht për “Panorama”, ish- Kryeminist­ri Aleksandër Meksi.

 ??  ?? MEKSI, DUKE MARRE DOKUMENTET NGA AUTORITETI I DOSJEVE
MEKSI, DUKE MARRE DOKUMENTET NGA AUTORITETI I DOSJEVE
 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Meksi, duke tërhequr dosjen në Autoriteti­n e Dosjeve
Ish- kryeminist­ri Meksi, duke tërhequr dosjen në Autoriteti­n e Dosjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania