Panorama (Albania)

I jepet lamtumira e fundit babait dhe dy fëmijëve

Vajza 10 vjeçe, ende në gjendje kome të thellë

-

Edhe qielli qau për tri viktimat e aksidentit tragjik në aksin Shkodër- Velipojë. Edmond Preka bashkë me djalin 6 muajsh dhe vajzën 5 vjeçe, mes një dhimbjeje të madhe e lotësh, u përcollën për në banesën e fundit. Ceremonia mortore, e cila mblodhi njerëz nga të katër anët për t’i qëndruar pranë familjes Preka u mbajt në teatrin e Kishës në Velipojë. Motra që qante vëllain, gjyshi që nuk përmbahej për djalin, nipin e mbesën e tij të vdekur. Edmondi, Aiseli dhe Rajani mbeten të përjetësua­r si një kujtim i hidhur për jetët e prerë në mes jo vetëm për familjarët e të afërmit, por edhe për gjithë Velipojën dhe Shkodrën. Solidarite­ti, kurorat me lule, ngushëllim­et apo fjalët e dala me gjysmë zëri ishin të pafuqishme përballë dhimbjes së madhe që ka kapluar familjarët. Miq, të afërm, banorë, njerëz të politikës e shumë qytetarë të ardhur i dhanë lamtumirën tre anëtarëve të familjes Preka, që mbetën të vdekur në aksidentin e kobshëm të 18 shkurtit, në rrugën e Velipojës. E ndërsa tri viktimat u varrosën për të mos u kthyer më, nëna e fëmijëve dhe bashkëshor­tja e Edmondit, e cila ndodhet në spitalin e Shkodrës, ende nuk e di tragjedinë e familjes së saj, ndërsa vajza 10 vjeçe, Noem Preka, ende ndodhet në gjendje koma të thellë me shpresa të vogla për jetën, sipas mjekëve. Banorë dhe të afërm nuk gjejnë fjalë për këtë tragjedi të ndodhur. “Dhimbje shumë e madhe për ne. Jam ndjerë shumë keq. Është një ngjarje tragjike. Unë jam i afërm i tyre dhe nuk po mund ta përballojm­ë. Një situatë shumë e vështirë dhe shumë e dhimbshme për të gjithë. Nuk kam fjalë”, thotë Kolë Vata, një i afërm i familjes Preka. “Një tragjedi e paparë ndonjëherë. Jemi të mërzitur jashtëzako­nisht. Të shuhet thuajse një shtëpi me njerëz, nuk ka si të jetë më keq. U japim ngushëllim­e familjarëv­e të tyre, ndërsa të mërzitur jemi i gjithë populli. Ishin të traumatizu­ar familjarët sepse ashtu jemi edhe ne dhe jo më ata. Do Zoti shpëton vajza dhe nëna e saj!”, shprehet Fran Fusha. “Një dhimbje e papërshkru­ar. Kjo është një gjë që nuk mund të imagjinohe­t se mund t’i ndodhë një njeriu”, thotë banori Luigj Smajlaj. “Nuk kam asnjë fjalë. Të ikë një familje totalisht thuajse, hall më të madh nuk ka. Nuk ka ngjarje më të rëndë. Të shkojë një familje vetëm me një aksident, nuk kishim dëgjuar ndonjëherë”, shprehet banori Kolë Matusha. “E kam pasur shumë të afërt sepse kemi ndenjur shumë, kemi hyrë e dalë familjaris­ht dhe kemi qenë shumë afër me njëri- tjetrin. Dhimbja është e papërshkru­eshme për Edmondin, dy fëmijët e tij, për gjakun e pafundmë të derdhur dhe jetët e humbura në atë aksident tragjik. Unë jam 67 vjeç dhe s’kam dëgjuar ndonjëherë kështu. Është shumë, shumë e rëndë çfarë ka ndodhur. Do Zoti nuk i ndodh askujt më, as atij që ndoshta do t’më shohë mua pa djalë, do Zoti nuk i takon kjo që u ndodhi miqve të mi”, shprehet mes lotësh e një emocioni të fortë, Kolë Plazhi.

 ??  ?? I afërmi i familjes Preka
I afërmi i familjes Preka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania